Zgjedhjet në Dibër, Luan Rama: Kryeministër, ndërto Rrugën e Arbrit

418
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama ndodhej sot në Dibër, për të prezantuar e kandidatin e majtë Muharem Rama, për zgjedhjet lokale. Gjatë fjalës së tij, deputeti i LSI e vuri theksin tek funksionimi i këtij koalicioni. Pavarësisht kësaj, Luan Rama i kërkoi Kryeministrit që të mbajë premtimin e dhënë 3 vjet më parë për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.
“ASHE është funksionale dhe do të jetë funksionale deri sa të përmbushet misioni i integrimit të Shqipërisë. Dimë të reflektojmë dhe të korrigjojmë gabimet në të mirë të Shqipërisë. Këto votime janë një moment reflektimi me shumë përgjegjësi për të zgjedhur me mendje dhe me zemër.
Le të votojmë Muharem Ramën për të fituar Dibrën dhe të nesërmen e saj. I bashkohem zërit të dibranëve. Zoti Kryeministër ndërtoje Rrugën e Arbrit sepse është një nder që e meriton Dibra, sepse është një detyrim që e kemi ndaj Dibrës! Në 25 vjet kemi premtuar Rrugën e Arbrit, por nuk kemi bërë gjë”, tha deputeti i LSI-së.
Sigal