“Zgjedhjet lokale”/ Berisha takim me partitë jo parlamentare në selinë e PD-së

502
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbledh sot në një takim aleatët e partive jo parlamentare.

Mësohet se takimi do të nisë në orën 17.00.

Kujtojmë se sot pas ftesës së Berishës për të dalë me një kandidat për zgjedhjet lokale, erdhi dhe një reagim pozitiv nga grupi i Alibeajt.

Ky i fundit pohoi se ishin të gatshëm që të diskutonin për të dalë me kandidatë të përbashkët, në interes të PD dhe opozitës, kundër qeverisë Rama.