Zgjedhjet e pjesshme në bashki, Çlirim Gjata: Presidenti Meta po tregohet institucional

262
Sigal

Çlirim Gjata anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike u shpreh se veprimi i presidentit nuk ka lidhje me përçarjet brenda PD-së.

Ai i quajti “teori konspirative” idetë se presidenti mund të jetë duke çuar 6 bashki në zgjedhje që të ndërhyjë në situatën brenda PD-së.

“Jam dakord me atë që presidenti po tregohet institucional. Nuk e di çfarë vlere ka që të hysh në 6 bashki, të gjesh konspiracionin – se presidenti qenka veshur si partizan që ta marrin për gjerman, e të sajojmë të tilla makinacione”, tha Gjata.

Më vonë gjatë debatit, zoti Gjata foli edhe për shkarkimin e mundshëm të presidentit Meta, ku tha se Kushtetuesja do ta shtyjë marrjen e vendimit në mungesë kuorumi.

“Sidomos në këto çështjet kaq të rëndësishme, me kaq peshë në histori si precedent, është mirë që të jenë të 9 anëtarët aty, me mandat të rregullt, që të jetë përgjegjësi e plotë”, u shpreh ai.