‘PD po ringrihet’/ Këlliçi: Rama administron selinë! Basha nuk bën asnjë takim pa mbrojtjen e policisë

220
Sigal

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi është shprehur se nuk e njeh vendimin e Lulzim Bashës, për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD.

Në një intervistë, Këlliçi tha se është për të ardhur keq për veprimet që po bën Basha, ndërsa shtoi se ky i fundit po planifikon të përjashtojë edhe 220 anëtarë të Këshillit Kombëtar.

Gjithashtu Këlliçi tha se PD po ringrihet ndërsa shtoi se më 22 mars do të hapet gara për kryetar të PD.

Këlliçi: Nuk e marr në konsideratë vendimin. Për mua është nul dhe nuk ka vlerë fare. Nuk ndjehem shumë mirë sepse më vjen keq për PD. Në aspektin personal, ky vendim nuk ekziston dhe as nuk më shqetëson. Unë jam i qetë dhe jam aty ku duhet të jem. Të arrij PD në 2022 të ketë këto lloj vendimarrjesh është për të ardhur keq. Të arrij fraksioni i vulës dhe i godinës, që me një të rënë të lapsit të heq 28 titullar të PD dhe më vonë po planifikohen të hiqen 220 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Këto spastrime nuk i kanë bërë të gjitha partitë politike në 30 vite. Ka një shpresë se PD po ringrihet.

Do ringrihemi përmes një procesi model, përmes riorganizmit që ne kemi nisur. Më 22 Mars ne do  të kemi mundësinë që të hapim garën për kryetar të PD.

Unë jam kundër mentalitetit përjashtues dhe kundër humbjes së çdo demokrati. Basha të vijë të garoj dhe kushdo që do të qëndroj në PD është demorkat do të qëndroj me fituesin legjitim. Ata që nuk bien dakord me lidershipin nuk do të përjashtohen nga partia.

I pyetur nëse do ta rrëzojnë Bashën duke i gjuajtur me vezë, Këlliçi shprehet se nuk është dakord me veprimet që janë bërë ditën e sotme, ndërsa shtoi se qëllimi i tyre nuk është për të sulmuar Bashën.

Këlliçi: Nuk jam dakord me aksionin e vezëve. Ne nuk jemi të vendosur për të sulmuar Bashën.

Sot kanë marrë njoftim që do bëhej një takim me zonjat e lidhjes së gruas, ndërkohë që brenda në kafe nuk kishte asnjë zonjë pjesë e LDG. Sot kanë qenë dy momentet më të ulta të Lulzim Bashës, e para ishin fjalët e Arbër Kojës i cili i kërkonte Bashës vëmendjen për t’i thënë se mendimin e tij duke i thënë se unë kam bërë burg  për ty, dhe skenë më të turpshme si ajo që ndodhi pasdite me zotin Fatmir Merkoçi që është student i 8 dhjetorit, i lëvizjes studentore, është një nga firmëtarët e PD, pas 32 vitesh të mos e lejosh të marrë pjesë me demokratë për të thënë mendimin e tij, kjo do të thotë se ku ka përfunduar gjendja politike e fraksionit të Bashës.

Deputeti demokrat theksoi se nga data 8 janar dita kur u zhvillua dhe protesta para selisë së PD, Edi Rama është administrator i godinës së PD dhe i fraksionit të vulës në atë parti.

Këlliçi: Nëse deri para 8 janarit ne mendonim ose kishim ndonjë person që kishte ende pikëpyetje me marrëveshjen Basha- Rama, sot kanë rënë maskat. Nga data 8 janar e tutje Rama është administrator i godinës së PD dhe i fraksionit të vulës në atë parti. Dje Balla mori në mbrojtje Lulzim Bashën dhe i caktonte deputetët e PD, dhe asnjë nga deputetët që mbështesin Bashën nuk pati kurajo të ngrinte zërin dhe ti drejtohej Ballës se nuk ka punë në çështje të brendshme.

Këlliçi theksoi se që nga 8 janar Basha nuk bën asnjë takim pa prezencën e policisë, pa prezencën e forcave të ndërhyrjes së shpejt dhe pa mbrojten e Edi Rama.