Zgjedhjet e 6 marsit/ Gjiknuri: Shkodranët kanë shansin të bëjnë zgjedhjen e duhur. Opozita dërgon në KQZ kandidatët përfaqësues

139
Sigal

Partia Socialiste prezantoi kandidaten e Shkodrës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Majlinda Angoni u prezantua nga ministrja Olta Xhaçka, e cila është edhe drejtuese politike e PS për zgjedhjet e 6 marsit në këtë qark. Në fjalën e saj, Angoni tha se do punojë për projekte që do të krijojnë një ambient të shëndetshëm për zhvillimin e komunitetit.

“Do punoj për një qytet më të pastër dhe një Shkodër tjetër plot energji. Nuk keni pse prisni 3 dekada të reja, por vetëm 300 ditë për të vlerësuar zgjedhjen midis të ardhmes të fëmijëve të tuaj dhe të një të shkuare dëm 32 vjeçare. Shkodranët nuk kanë më kohë për të humbur. Prioritet çuarja para e projekteve për të krijuar një ambient më të shëndetshëm për zhvillimin e komunitet dhe mjedisit ku jetojmë”.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri theksoi se shkodranët kanë shansin historik që të bëjnë zgjedhjen e duhur, teksa Lulzim Bashën dhe Sali Berishën i konsideroi njerëz të dështuar dhe humbës.

”A mund të përdoret Shkodra thjesht si një bastion politik i krahut tjetër? Ky është një moment historik. Shkodranët duan zhvillim, duan që qeverinë ta kenë nga prapa dhe kjo është rruga me Majlindën, rruga tjetër është e eksperimentit se kush kontrollon opozitën. Mos u ktheni pjesë e një eksperimenti të dështuar mes dy njerëzish të dështuar. Votoni Majlindën për të kuptuar që nuk ju duhen dy njerëz që janë humbës, njëri humbës kronik e tjetri një ”non-grata” pa rrugë e krye. Lufta e tyre për Shkodrën është kush e kontrollon për të ndërtuar atë kampin e tyre”.