Vrasja e 19-vjeçarit në Selanik, i dyshuari shqiptar kërkon të dorëzohet

157
Sigal

Roxhers Demirazi, 20-vjeçari i arratisur pasi dyshohet si i përfshirë në vrasjen e Alkis Kampanos, ka kërkuar të dorëzohet.

Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij grek, duke thënë se ai e ka kontaktuar për tu dorëzuar. Demirazi ka mundur të arratiset drejt Shqipërisë pas vrasjes së 19-vjeçarit Alkis Kampanos në Selanik.

Sipas avokates Anthoula Anasoglou, 20-vjeçari ka kontaktuar me një avokat dhe ka shprehur synimin për t’u dorëzuar sot ose nesër për rastin e vrasjes së Alkis Kampanos.

“Dje (e mërkurë) pasdite mora një telefonatë nga një koleg dhe shqiptari i përfshirë në këtë rast dhe që ndodhet në Shqipëri do të dorëzohet sot ose nesër”, tha zonja Anasoglou.

Një nga të dyshuarit kryesorë për krimin, shoku dhe bashkëpunëtori i shqiptarit tjetër të arrestuar tashmë në Greqi, mundi të kalojë kufirin pa u vënë re për krimin e bërë.

Mësohet se është tifoz i një skuadre PAOK nga Selaniku dhe madje fanatik, siç dëshmojnë edhe fotot që ka postuar në profilin e tij në rrjetet sociale.