Zgjedhjet e 18 qershorit, pr/vendimi ‘për ndarjen e mandateve’ mbërrin në Kuvend

407
Këtë të premte komisioni Parlamentar i Ligjeve ka diskutuar për projektvendimin “për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare 2017”, i miratuar i miratuar nga KQZ në muajin dhjetor. Pas miratimit në komision pr/vendimi do i përcillet për miratim seancës plenare të radhës. Projektvendimi, parashikon ndarjen e 140 mandateve parlamentare për 12 zona sipas qarqeve:

1.Zona zgjedhore qarku Berat 7 mandate
2.Zona zgjedhore qarku Dibër 6 mandate
3.Zona zgjedhore qarku Durrës 14 mandate
4.Zona zgjedhore qarku Elbasan 14 mandate
5.Zona zgjedhore qarku Fier 16 mandate
6.Zona zgjedhore qarku Gjirokastër 5 mandate
7.Zona zgjedhore qarku Korçë 11 mandate
8.Zona zgjedhore qarku Kukës 3 mandate
9.Zona zgjedhore qarku Lezhë 7 mandate
10.Zona zgjedhore qarku Shkodër 11 mandate
11.Zona zgjedhore qarku Tiranë 34 mandate
12.Zona zgjedhore qarku Vlorë 12 mandate
Sigal