Zgjedhjet drejt fundit, Soreca: Ditë e mirë për demokracinë, tani ky hap ka rëndësi

155
Sigal

Ndërkombëtarët kanë dhënë vlerësime paraprake për procesin. Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka vlerësuar punën e adminsitratës zgjedhore dhe se theksoi kjo ishte një ditë e gjatë

“Ishte një ditë e mirë për demokracinë, pashë shumë njerëz duke votuar, kishte një pjesëmarrje e lartë, qytetarët e kanë kuptuar se kjo ishte një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj”, tha Soreca.

Ai theksoi është koha që të vazhdojmë me të gjithë punët që të vazhdojë procesi me qetësi dhe durim, e të ketë respekt për rezultatin që do të shpallë KQZ, pra të vazhdojë me këtë disponibilitet. Ndërsa tha se do të presim raportin e ODIHR për procesin.