Luçiano Boçi: Referendumin s’e ndalni dot!

245
Sigal

 

U ndërrohen bravat degëve  të PD-së Elbasan, Shkodër, Gramsh, Korçë e më tej.Kjo ka qenë mënyra sse si reagoi Lulzim Basha, duke ndërrruar bravat e duke mbyllur dyert e selive  të degëve të PD nëpër rrethe. Në fakt për shkak të numrit të madh të votuesve që pritet të jenë më 18 dhjetor, këto zyra janë tepër të ngushta , kështuqë është vendosur të votohet në mjedise tku u votua për zgjedhjet e 2013, pikërisht për Luzim Bashën. Por ky veprim është i paprecedentë dhe shkon në vazhdën e gjithë qëndrimeve të kohëve të fundit. Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka denoncuar ndërrimin e bravave të dyerve të PD-së së Elbasanit. Boçi shkruan se pavarësisht kësaj, referendumi do të zhvillohet dhe nuk ndal dot askush dhe asgjë. Të kesh frikë nga anëtarësia. Edhe në Elbasan PD ndërron bravat e dyerve!!!??? Me urdhër nga lart, kuptohet. Ndonëse po vrapojnë për të zyrtarizuar përçarjen, janë në panik nga……anëtarësia dhe verdikti i saj. E tmerrshme se si mund të përfundojnë në këtë derexhe. Po vota nuk është thjesht një letër që hidhet në një kuti. Vota është shpirt e mendje! Votën anëtarësia e ka shprehur e ka dhënë çdo ditë kudo, në familje, në klub, në biseda me njëri-tjetrin. Po ne sa e sa herë i kemi ftuar i kemi thirrur të votojnë, duke rrahur gjoksin e duke thënë: sa shumë janë njerëzit tanë? Tani ju i përzeni, ju i refuzoni, i mbyllni derën e shtëpisë së vet?! Ju qofshi në marrëzinë tuaj! Dyert dhe mund t’i mbyllni po e vërteta e vullnetit të tyre nuk mund të kyçet. Anëtarësia do ta shprehë vullnetin e saj në referendum. Mos keni iluzione se i ndaloni dot duke futur në xhep bravat! E shtunë dt. 18 nga ora 08-17.00- PD i takon anëtarëve të saj!