Zëvendëskryeministrja Balluku inspekton punimet për ndërtimin e urës fshatin Kukur të  Gramshit

46
Sigal

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet për ndërtimin e urës në fshatin Kukur të Bashkisë së Gramshit. E shoqëruar edhe nga kreu i kësaj bashkie zëvendëskryeministrja Balluku siguroi qytetarët “se do të vazhdojmë t’iu shërbejmë qytetarëve, në çdo cep të vendit, përmes ndërhyrjeve, të cilat lehtësojnë jetesën e tyre” – siç u shpreh ajo. Belinda Balluku duke folur për investimin e kësaj ure u shpreh se, “kjo është një ndërhyrje e rëndësishme, e cila zgjidh një problematikë të hershme, duke iu shërbyer afro 1600 banorëve në fshatrat Kukur, Rashtan e Rovien, të cilët do të mund të aksesojnë më shpejt e më lehtë qytetin e Gramshit”. – tha zëvendëskryeministrja Balluku.