Në lidhje të drejtpërdrejtë me edicionin e orës 17.00 në Syri Tv me gazetaren Armela Ferko, eksperti i ekonomisë Zef Preçi, duke komentuar projektin e Minshengenit që tani Vuçiç dhe Rama ia kanë ndërruar titullin në ‘Ballkani i Hapur’, thekson se ky projekt lindi i paqartë dhe është i paqartë edhe sot. Sipas Preçit ky projekt i shërbeu liderëve të Ballkanit Perëndimor për të hequr vëmendjen nga situata në vendet e tyre.Ndërkohë që sipas ekspertit të ekonomisë, Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar 84 marrëveshje dhe pothuaj asnjë prej tyre nuk është implementuar. Kjo nismë e filluar në kuadrin e procesit të Berlinit; dhe dihet që procesi i Berlinit ka qenë në thelb një përpjekje e vendeve kryesore të BE për të mbajtur të hapur derën e integrimit.. Kështu që procesi i Berlinit si një përpjekje për të mbajtur hapur derën e integrimit hodhi në tavolinë idenë e zonë ekonomike rajonale. Që u përmend edhe në samitin e Triestes në vitin 2017, ku u artikulua publikisht nga lideri i Serbisë dhe zoti Rama dhe në këtë mënyrë mori jetë një përpjekje që nuk kishte qartësi, por që edhe sot nuk është e qartë.Pasi vendet e rajonit përveçse kanë diferenca të theksuara në nivelin e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, përveçse kanë probleme politike, Maqedonia apo Shqipëria në kuadrin e paaftësisë me problemet e brendshme që lidhen me zgjedhjet, edhe Shqipëria përdori këtë kartë për ti hedhur hi syve Perëndimit që ne po ecim në rrugën e duhur. Nëse shikojmë marrëveshjet e firmosura midis Kosovës dhe Shqipërisë, janë 84 marrëveshje dhe asnjë prej tyre nuk është zbatuar.’




















