Kryebashkiaku Veliaj: Po përgatitemi për projekin e radhës me zgjatjen e Lanës nga Pallati me Shigjeta deri në zonën e Fushë – Mëzes

20
Sigal

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zbuloi të enjten, ndërsa ishte i ftuar në një format televiziv disa nga projektet e rëndësishme, që priten të realizohen këto tre vite në kryeqytet. Veliaj tha se, shkollat janë një nga projektet për të cilat ai ndihet krenar më shumë, pavarësisht se Tirana ka njohur një sërë investimesh të tjera. “Në gjithë këtë rrugëtim, një nga gjërat që jam më shumë krenar është se i kemi dedikuar shumë energji dhe financa fëmijëve. Shkollat kanë qenë të rëndësishme. Ndërtimi i një shkolle është një akupunturë në trupin e qytetit, që nuk mbledh vetëm fëmijët për 6 orë, por është vërtet graviteti moral i qytetit tonë. Tani jemi gati të fillojmë te Astiri, me dy shkolla aty, në të dy anët e Lanës, – pra edhe nga Njësia 7, ku ne po përgatitemi për zgjatjen e Lanës nga Pallati me Shigjeta deri në Fushë- Mëzes. Ndërkohë, dy shkolla të tjera do jenë njëra te Liqeni i Thatë, ngjitur me Kopshtin Botanik, ku është një tokë bashkie, dhe një te Parku Olimpik. Dy të fundit, një te ish Spitali Arabit dhe një tek Akademia e Policisë. Le të themi se aty mbyllim gjithë këtë paketë dhe mund ta quaj mision të kryer”,- u shpreh ai.