Zef Preçi: Autopsia e keqqeverisjes

37
Sigal

Po perfitoj nga rasti te shtoj edhe dicka qe verej nga komentet dhe reagimet me te fundit, tashme edhe te zyrtareve te qeverise. Reagimi i ketyre te fundit me kujton asgje me shume se fjalen e popullit: po tentojne te “lajne m*tin me sh*rre”. Dmth po presin qe te “vjeterohet” edhe kjo ngjarje derisa te pelcase skandali i radhes. me siguri edhe me i madh se i meparshmi.

Per mendimin tim, tejet shqetesues eshte fakti se, njelloj si me superskandalin e inceneratoreve, qeveria e vendosi “steken” te …mjeket, nuk lejon debatin mbi kete nivel bazik. Ndoshta keshtu mendojne se pakenaqesia publike, urrejtja dhe revolta e qytetareve do te drejtohet vetem ndaj tyre.,duke lene jashte pergjegjesit e vertete te jetevrasjes qe dyshohet se ka ndodhur. Gjithkush e kupton se mjeket nuk mund te prekin nje qindarke nese nuk jane pjese e ansamblit korruptiv qe per hir te se vertetes KLSH e ka zberthyer shume kohe me pare. Heshtja e qeverise ndaj rekomandimeve te ketij institucioni e rendon edhe me shume poziten e saj perballe qytetareve. Ne teknologjine e komunikimit te qeverise kjo eshte pritshme. Asnje brerje a vrarje ndergjegjeje, edhe pse nuk duhet te jesh ekonomist apo inxhinier, por vetem njeri ne kete vend per te kuptuar se “shendetesia falas” e shpallur me pompe nje dekade me pare ishte nje fiasko e neveritshme populiste dhe propogandistike, njelloj fasade per te fshehur vjedhjen me kontratat koncesionare, mashtrimin e madh ne nje nga sektoret baze te sherbimeve publike. Eshte revoltuese kur sheh rrugeve te Tiranes protagonistet e krimit financiar, shendetsor e mjedisor qe as nuk kerkojne falje per c’fare ju kane bere dhe po ju bejne pacienteve me politikat e deshtuara qe ndjekin. Dmth po lihen perseri jashte pergjegjesise ata qe duhet te japin llogari: politikanet vendim-marres qe krijuan kete situate sa te dhimbshme aq edhe revoltuese. Thene keshtu, nuk duhet te amnistojme mjeket anti-humane, qe me veprimet e tyre kane braktisur betimin e Hipokratit e jane shnderruar ne pjese te makinerise se korrupsionit vrases qe gelon ne kete vend.