Opozita kërkesë për OSBE/ODIHR në mbledhjen e Këshillit Politik: Pesë çështje

238
Sigal

Opozita e Bashkuar ka paraqitur një kërkesë zyrtare për OSBE/ODIHR në mbledhjen e Këshillit Politik, për disa çështje themelore për të cilat palët nuk bien dakord.

Sipas opozitës, deri më tani PS ka refuzuar t’i bashkohet kërkesës. Në letrën e opozitës janë paraqitur pesë çështje kryesore, të cilat kërkojnë përgjigje, ndërsa pritet të firmoset edhe nga Damian Gjiknuri.

Pesë pyetjet kryesore, të ngritura në kërkesën e paraqitur nga opozita:

1. A përputhet me standardet ndërkombëtare mekanizmi aktual i Kodit për koalicionet dhe formula e shpërndarjes së mandateve?

2. A i lejon listat e hapura mekanizmi dhe formula aktuale dhe a është në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR.

3. A mund të ndryshohen njëanshmërisht rregullat zgjedhore 6 muaj para zgjedhjeve?

4. A minon barazinë në garë dhe a bie ndesh me disa standarde të OSBE/ODIHR ndryshimi i njëanshëm i rregullave shumë afër zgjedhjeve?

5. Në kushtet e mosdakordësisë, cila është një zgjidhja në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR për zgjedhje demokratike?

Në letrën drejtuar OSBE/ODIHR, ku shpjegohet edhe qendrimi i palëve, opozita thekson se koha e përgjigjes është shumë e rëndësishme.

“Do ta vlerësonim shumë përgjigjen e shpejtë ndaj çështjeve të mësipërme, pasi është shumë e rëndësishme për të adresuar mosmarrëveshjet mes palëve, me synim gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për palët, që do të krijonte një klimë besimi të qytetarëve në një proces zgjedhor demokratik.”- thuhet në kërkesën e Opozitës së Bashkuar drentuar OSBE/ODIHR-it.