SHKODËR/ Mbeten edhe 15 kuti për t’u numëruar. PD rimerr bastionin, Nard Ndoka hyn në Parlament

446
Partia Demokratike rimerr bastionin e saj, Shkodrën. Kur kanë mbetur edhe pak kuti për t’u numëruar, gjithë lufta është përqendruar në mandatin e fundit, pasi diferenca është shumë e vogël, rreth 1600 vota më tepër PD nga PS.
Nga numërimi i 406 kutive nga 421 kuti votimi gjithsej, demokratët kanë marrë avantazhin në Qark duke siguruar mandatin e 5-të dhe marrë kryesimin duke udhëhequr ngushtë fitoren me 38.2% të votave ose 39376 vota. I pesti në listën e PD-së në Shkodër është kreu i PDK-së, Nard Ndoka.

Më pas vjen Partia Socialiste që paraprakisht renditet në vendin e dytë me 37178 vota ose 36.1% me 4 mandate. Në vendin e tretë renditet LSI me 12311 vota ose me 1 mandat dhe fill pas saj renditet PSD (Tom Doshi) me 12350 vota ose 1 mandat.
Sigal