Zbulohet manipulimi i votave në Durrës. Në 20 kuti, 60 vota të pavlefshme i kanë kaluar PS

373
Sigal

Në KZAZ 23 në Durrës, procesi i numërimit të votave për kandidatët e partive ka nxjerrë në skemë manipulime flagrante.

Rishikimi i votave, për të nxjerrë kandidatët që janë votuar me shumë, tregon se në më pak se 20 kuti janë numëruar si të sakta për PS, 60 vota të pavlefshme.

Kujtojmë se mandati i deputetit të LSI nuk është marrë në këtë qark për më pak se 140 vota. Numërimi i votave të kandidatëve mund të nxjerrë se shifra e votave të pavlefshme që i kanë kaluar PS është shumë herë më e madhe se votat që i duhen LSI për mandatin.

Këto vota të pavlefshme që po dalin duhet të zbriten nga totali i votave të PS, por komisionarët e PS nuk pranojnë.