Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së: Largimi i kryeministrit Rama domosdoshmëri për integrimin e Shqipërisë

433
Sigal

Çdo ditë e më shumë jo vetëm shqiptarët, jo vetëm të rinjtë e të rejat, por edhe ndërkombëtarët po e kuptojnë se si problemi i hapjes së negociatave nuk qëndron as te shqiptarët që po varfërohen çdo ditë e më shumë, as te opozita që po tregohet tolerante çdo ditë e më shumë, por problemi qëndron te një njeri i vetëm. Nuk qëndron as te Partia Socialiste, por qëndron te një njeri i vetëm që ka marrë peng PS-në, qeverinë dhe Parlamentin. Ky është Edi Rama! Prandaj që Shqipëria të jetë një vend si të gjithë vendet e tjera të BE-së, sepse o i takon Shqipërisë për të qenë evropiane, o s’i takon vendi tjetër, se është në mes të Evropës. Prandaj për t’u hapur dhe për ta pasur Shqipërinë një vend evropian, ashtu siç e meritojnë të rinjtë dhe të rejat shqiptare, ashtu siç e meriton populli shqiptar, ne nuk kemi zgjidhje tjetër. Të largojmë Edi Ramën në mënyrë të tillë që t’i krijojmë shanse të barabarta të gjithë shqiptarëve kudo që janë, pa dallim bindje politike, pa dallim feje, pa dallim krahine dhe ideje.