Barcelona, klauzole e çmendur per De Jong

512
Sigal

Barcelona blindon menjëherë me një kontratë të çmendur Frenkie De Jong, një klauzolë largimi prej 400 milion euro, e cila do të hyjë në fuqi më 1 qershor. “Sport.es” zbardh detajet e kontratës me talentin holandez, një transferim që i kushtojë Barçës 75 milion euro, plus 11 të tjera në formë bonusesh.

Pavarësisht se nuk është ende pjesë e organikës së Barcelonës, De Jong futet shumë shpejtë në listën e lojtarëve të cilët kanë një klauzolë marramendëse.

Sigurisht këtë listë e kryeson Leo Messi me 700 milion euro klauzolën e largimit, i ndjekur nga Pique, Sergi Roberto, Umtiti dhe Busquets të cilët kanë një klauzolë largimi prej 500 milion euro.