Banda e hajdutëve asgjeson dosjet e tenderave në mjeksi

377
Sigal

Zyrat e tenderave në ministrinë e Shëndetsisë përfshihet nga flakët, vetëm pak ditë pas njoftimit për fillimin e hetimeve për prokurimet e kryera në mjeksi. VOA: Pas KLSH edhe SPAK kërkonë sekuestrimin e dosjeve për blerjen e materjaleve në kohën e pandemisë. Reagimi I opozitës dhe ministres Manastirliu

PD-ja akuzon ministrinë e Shëndetësisë për vënie zjarri në zyrën e Prokurorimeve. E përgënjështron ministrja

A zhduken dokumentat e tenderave sekretë në kohën e pandemisë?

PD-ja ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë, për zjarrvënie të qëllimshme në zyrën e prokurimeve, në datën 15 prill, ku mbahen dokumentat e tenderave dhe koncesioneve.

Denoncimi

Ish-deputeti Bardh Spahia publikoi një e-mail të vetë Ministrisë së Shëndetësisë, që provon rënien e zjarrit në zyrën e prokurimeve. “Zjarri ka rënë në zyrën e prokurorimeve, ku ndodhen kontratat e tenderave serkretë, ku janë djegur dokumentet, që më pas janë shuar me ujë. Ky krim është kryer përmes djegies. Aq shumë dokumente janë djegur brenda ministrisë brenda ditës, sa është aktivizuar sinjali anti-djegie. Pas rënies së alarmit për zjarr, rojet e ministrisë kanë konstatuar djegien e dokumenteve. Është një e-mail zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, që provon rënien e zjarrit në zyrën e prokurimeve. Në email thuhet shprehimisht: ‘Pas kontrolleve rezultoi se u gjetën letra të djegura dhe të shuara me ujë në katin e katërt të ndërtesës, tymi i të cilave aktivizoi sinjalin e alarmit. Zjarri ka rënë në katin e Zyrës së Prokurimeve, ku ndodhen kontratat sekrete të tenderave korruptivë të denoncuar prej nesh që në datën 6 prill. Qeveria heshti për këto vjedhje. SPAK-u po ashtu. Fakti që Ogerta Manastirliu u investua personalisht dje për të mohuar zjarrin dhe djegien e dokumentave, duke sulmuar kreun e opozitës me akuzat shabllon të dala boje, provon se ajo është e përfshirë direkt në vjedhje, denoncoi ish deputeti Bardh Spahia.

 Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka rënë zjarr, incident nga një punonjëse

Ministria e Shëndetësisë i konsideron qesharake akuzat e PD-së se në zyrën e prokurimeve në këtë ministri ka rënë zjarr. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Manastirliu: Zbulimi” i bërë sot nga PD i referohet një emaili “tërheqje vëmendje” të para 26 ditëve, nga përgjegjësja për sigurinë në ministri, e cila i është drejtuar stafit pas një incidenti të shkaktuar nga një punonjëse, ndaj të cilës më pas është marrë masë administrative. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hedh poshtë aludimet dhe shpifjet e PD, që kërkon të manipulojë opinionin me histori djegie letrash në korridore, kur e di i madh e i vogël se çdo dokument zyrtar ruhet në Protokollin e Ministrisë dhe të çdo institucioni.  Duke bërë publik këtë email, i cili dërgohet rëndom nëpër institucione për t’u tërhequr vëmendjen punonjësve, PD ka demonstruar edhe një herë se protokollet e sigurisë dhe masat disiplinore në MSHMS, funksionojnë më së miri. Sikundër e kemi deklaruar që në krye të herës, Ministria e Shëndetësisë është e hapur për çdo hetim nga organet e drejtësisë.

 Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi: Ja koordinimi perfekt i bandës së hajdutëve

Lajme të reja nga Fronti i vjedhjes me tendera sekret! Bashkëpunëtorja në vjedhje e Edi Ramës ka 1 muaj që thotë në çdo media se jemi të hapur për çdo hetim, por dokumentat në SPAK i dërgon me 3 javë vonesë, vetëm pasi i vë zjarrin Ministrisë! SPAK nuk ndërhyn, pret dhe e rinjofton që nëse nuk i sjell deri javen tjetër, behu gati se do vijmë ti marrim vetë në Ministri! Koordinim perfekt i një bande hajdutësh në kohë pandemie!  Gëzuar Ditën e Drejtësisë së Rilindur!