Zbardhet vendimi i KED-së për largimin e Ardian Dvoranit nga Gjykata e Lartë

382
Sigal

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), vendosi më 11 qershor përfundimin e mandatit e anëtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani. Për rrjedhojë ai humb idhe funksionin e tij si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), të cilin e ushtronte automatikisht si anëtari i vetëm i Gjykatës së Lartë. Ditën e sotme është publikuar vendimin e plotë të KLGJ-së për largimin e Dvoranit nga Gjykata e Lartë. Në këtë vendim KLGJ thekson faktin se asnjë nga gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë nuk mund ta zëvendësojë Dvoranin pasi është emëruar për një mandat të plotë kushtetues 9-vjeçar. Por nga ana tjetër, emërimi dhe fillimi i ushtrimit të detyrës nga tre gjyqtarë të rinj në situatën e mospasjes të një pozicioni të lirë në këtë Gjykatë, që duhet të plotësohet nga rradhëet e juristëve të spikatur, ka çuar në përfundimin e detyrës së Ardian Dvoranit.