Presidenti Ceferin zbulon datën kur merret vendimi zyrtar

317
Sigal

“Jemi në kontakt me autoritet portugeze e gjermane. Do të ndjekim rekomandimet e autoriteteve dhe vendimi zyrtar do të merret para datës 10 korrik. Ne duam që tifozët të jenë në stadium, por nuk do të rrezikojmë jetën e tyre”. Koronavirusi i ka goditur të gjitha fushët e jetës. Futbolli nuk mund të mungonte. Fakti që në stadiume nuk ka tifozë e dëmton së tepërmi sportin më popullor në botë. Entuziazmi dhe festa e zakonshme e tifozëve janë arsyeja pse futbollistët dhurojnë spektakël, por deri tani vetëm pak shtete e kanë lejuar këtë. Presidenti i UEFA-s, Ceferin, ka paralajmëruar një vendim të shpejtë. “Jemi në kontakt me autoritet portugeze e gjermane. Do të ndjekim rekomandimet e autoriteteve dhe vendimi zyrtar do të merret para datës 10 korrik. Ne duam që tifozët të jenë në stadium, por nuk do të rrezikojmë jetën e tyre”, u shpreh Ceferin.