Zarfet nga Greqia dorazi në KQZ! PD kërkon audit, për 3 ditë u dorëzuan 20 mijë vota, kaq nuk erdhën për 3 javë

25
Sigal

Drejtuesja politike e PD-së për diasporën përsëriti edhe sot shqetësimin e thellë që po ndodh në procesin e zgjedhjeve në territorin e Greqisë. Në një konferencë për median Jozefina Topalli njoftoi 3 kërkesat me të cilat i janë drejtuar KQZ

1- Të ndalohet menjëherë dorëzimi i zarfave në dorë në KQZ
2 -Të ndahen dhe të trajtohen në mënyrë të veçantë kutitë që vijnë nga Greqia dhe ato nga Italia

3- Të bëhet auditimi i të gjithë rasteve të kutive të dërguara. Për mënyrën si është bërë procesi i votimit, dhe sjelljes këtu. Dhe një analizë të kutive të votimit që kanë sjellë një anomali të pashpjegueshme.

Ku qëndron anomalia?

Nëse për 3 javë kanë ardhur 17 mijë vota nga Greqia ndërsa në 3 ditët e fundit janë shtuar 20 mijë vota, tha Topalli duke theksuar se “Kjo është derivat i të gjitha thyerjeve që kanë ndodhur në këtë periudhë”

Prandaj i kërkon KQZ masa urgjente

“Nëse do të vijojmë të dorëzohen zarfet me dorë në KQZ është krim zgjedhor.  KQZ duhet të bëjë trajtimin e vecantë të zarfeve që vijnë nga Greqia e të ndalë urgjentisht dorëzimin e zarfeve dorazi. Dje kemi dorëzuar në KQZ kërkesën për këto shqetësime shumë të thella e krime elektorale” u shpreh Topalli ne konferencë për median.

Nuri: Votat nga diaspora po administrohen jashtë protokollit

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Franc Nuri, në një konferencë për mediat, theksoi shqetësimet lidhur me procedurat e ndarjes dhe numërimit të votave të ardhura nga jashtë, sidomos ato nga Greqia.

Nuri u shpreh se janë konstatuar parregullsi serioze që lidhen me mënyrën se si janë administruar disa fletë votimi që pretendohet se kanë ardhur nga diaspora, pa ndjekur protokollin ligjor të përcaktuar. Ai theksoi se disa zarfe me fletë votimi kanë mbërritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve jashtë rrugës zyrtare dhe janë tentuar të përfshihen në kutitë e votimit si të rregullta.

Këto veprime janë në kundërshtim me ligjin dhe cenojnë integritetin e procesit zgjedhor. Nuri tha se Partia Demokratike ka dorëzuar kërkesa urgjente dhe ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për të ndalur çdo tentativë të përfshirjes së paligjshme të votave që nuk kanë ndjekur procedurën e përcaktuar me ligj.Fletët e votimit nga diaspora duhet të vijnë nga vetë diaspora, të kalojnë përmes pikës doganore në Rinas, të zhdoganohen, të dorëzohen tek operatori postar, dhe të transportohen të blinduara deri në Parkun Olimpik. Ky është protokolli i përcaktuar me ligj.Asnjë votë e ardhur jashtë këtij protokolli dorazi, nëpërmjet operatorëve apo postave të ndryshme nuk mund të administrohet.Ne po dorëzojmë kërkesa urgjente në këtë drejtim, që Komisioneri Celibashi të marrë masa dhe të lëshojë urdhra për ndalimin e këtyre praktikave të paligjshme.