Zarfet e diasporës s’kanë ardhur me DHL, me formulën D’Hondte opozita humbi të paktën 9 mandate

3
Sigal

Prof. Kristaq Kume: Partitë e vogla nuk krijuan frymë

Partitë e reja, të cilat morën përkatësisht “Mundësia “ 2 mandate, Lëvizja “Shqipëria Bëhet” 1 mandat, Lëvizja Bashkë 1 mandat kanë pasur të tjera pritshmëri në zgjedhjet e 11 majit e për këtë fajësojnë sistemin electoral, që sipas tyre i ka penalizuar.

“Sistemi elektoral u dëshmua para të gjithëve si i padrejtë. PS nxori 1 mandat me afro 10 mije vota, ndërsa koalicioni ynë me afro 63 mijë vota”, është shprehur Adriatik Lapaj.

“Pavarësisht një sistemi të ngritur për të mos lënë askënd të ri të ngjitet, pavarësisht propagandës, pushtetit dhe estabilshmentit, dy mandate mbi 50 mijë vota pa pazare, pa më jep të të jap”, është shprehur kreu i Mundësisë, Agron Shehaj.

Në një ekspertizë të detajuar prof. Kristaq Kume shpjegon se ky fenomen pritej të ndodhte pasi ka ndodhur edhe në 2021 ndonëse këtë radhë u propozuan ndryshime.

“Kjo pritej të ndodhte. Ka ndodhur në 2021 ku LSI mori 107 mijë vota dhe mori vetëm 4 mandate kur duhej të merrte 9. Kjo ka ndodhur edhe me partitë e reja, të cilat thjesht kanë ndërruar vetëm emrat. 63 mijë vota nuk prodhojnë mandate. Ne i propozuam të bëhen ndryshime gjë që e lejonte Kushtetuta pas ndryshimeve të 2020. Shqipëria të ndahej në 4 njësi zgjedhore”, tha eksperti Kristaq Kume.

Prof Kume ia faturon dy partive të mëdha mos angazhimin në procesin ligjor me synimin për të përfituar, por që në fakt opozitën e penalizoi me 9 mandate minus.

“PS e përdori për të përfituar, por edhe PD mendoi se do të përfitonte. Por këtë radhë nuk garoi si parti, por si opozitë. Duke menduar se është edhe ajo e favorizuar në faktin, që ndarja e mandateve bëhet me formulën D’Hondte s’u angazhua dhe ja se ku shkoi, opozita humbi të paktën 9 mandate”,- tha ai.

Partitë e vogla sipas Kumes do të kishin pasur një shans, por vetëm nëse nuk do ishte 42.16%.

“Partitë e vogla nuk krijuan frymë. Humbja më e madhe nuk është se do të qeverisemi nga të njëjtët, por që humbëm mundësinë për ndryshim që krijon kushte për në familjen e madhe europiane”, tha Kume.

Eurodeputeti Beleri sulmon Celibashin: S’të vjen turp, ke 1 javë që po numëron 1 milionë e gjysmë vota

Eurodeputeti Fredi Beleri ka hedhur akuza të forta ndaj kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, të cilit i kërkon të përshpejtojë procesin e numërimit të votave.

Komentet Beleri i bëri gjatë një interviste në emisionin ‘Off the Record’ në A2 CNN, ku tha se në gjithë shtetet e mëdha të botës, votat numërohen për 1 ditë e gjysmë, ndërsa në Shqipëri, 1 milionë e gjysmë vota po numërohen për më shumë se një javë.

Ai tha gjithashtu se opozita duhet të zgjedhë të tjera metoda për të treguar se është gati për të sakrifikuar gjithçka, në të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Këto probleme, shtetet europiane kanë të paktën 200 vite që i kanë zgjidhur. U thashë edhe në fillimet e bisedës sonë. Ça po numërojnë akoma? Kemi 7 ditë, për një orë do jetë e diel. Ça numërojnë, një milionë e gjysmë vota, ça bën ai Celibashi, nuk ka turp? Ça po numërojnë? Në Indi i bëjnë për një ditë e gjysmë, në Kinë për një ditë. Ça po numërojnë? Janë miliarda vota. Cili shtet i Europës, cili shtet që thotë jemi Europë dhe i numëron për një javë?

Tubimet, demonstratat, janë një proces deri në ditën e zgjedhjeve. Kur bëhen zgjedhjet, nuk mund të bëhen më protesta, por duhen gjetur mënyra të tjera. Dhe mënyrat janë për të treguar se opozita nuk është aty për të ruajtur karriget e veta, por të jetë gati për të sakrifikuar gjithçka për të bindur qytetarët që kjo nuk është rruga e duhur për të vajtur Shqipëria në BE”, tha mes të tjerash Beleri.

Celibashi pranon se zarfet e diasporës s’kanë ardhur me DHL: Të pavlefshme nëse faktohen

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi pranoi sot se votat e diasporës kanë ardhur në Shqipëri nëpërmjet postave të tjera, duke ngritur dyshime për manipulimin e procesit për votuesit jashtë vendit. Në një kohë kur janë paguar miliona euro nga buxheti i shtetit, Celibashi u shpreh se votat kanë ardhur edhe nëpërmjet postës shqiptare, si dhe konfirmoi denoncimin e opozitës se zarfet me vota janë dorëzuar në protokollin e KQZ-së. Për manipulimin e votave të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në shtetin grek, Celibashi deklaroi se ky proces mund të shpallet i pavlefshëm nëse faktohen shkeljet.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka pranuar se votat e Diasporës kanë ardhur në Shqipëri nëpërmjet postave që nuk kanë qenë të kontraktuara, duke ngritur dyshime për manipulimin e procesit për votuesit nga jashtë vendit.

Nga Parku Olimpik, ku po numërohen votat për kandidatët, Celibashi deklaroi se votat kanë ardhur edhe nëpërmjet postës shqiptare, si dhe konfirmoi denoncimin e opozitës se zarfet me vota janë dorëzuar dorazi edhe në protokollin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Për manipulimin e votave të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në shtetin grek, Celibashi deklaroi se ky proces mund të shpallet i pavlefshëm nëse faktohen shkeljet.

Celibashi u shpreh se do të jetë Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve që do të vendosë nëse do të ketë rinumërim të votave preferenciale, pasi kandidatët kanë kërkuar të tërheqin pamjet filmike gjatë numërimit.

‘Partizani’, dosja pa fakte kalon për gjykim, Gjokutaj: Vendim i diktuar, gati kallëzimi për Irena Gjokën

GJKKO vendosi të dërgojë për gjykim dosjen ‘Partizani’, për të cilën Genc Gjokutaj, avokati mbrojtës i kryetarit të PD, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, e cilësoi një vendim të padrejtë, për shkak se gjyqtarja Irena Gjoka ka qenë në pavlefshmëri, pasi mungon fakti penal.

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të seancës paraprake, Gjokutaj tha se gjyqtarja Irena Gjoka nuk ka qenë në kushtet për të gjykuar këtë çështje dhe për pasojë vendimmarrje e saj është e pavlefshme.

Sipas Gjokajt, është e paprecedentë që edhe Malltezi po mbahet në një masë të tillë, sa kohë gjyqtarja është në pavlefshmëri.

Për Gjokutajn, vendimi i kësaj të hëne nga ana e GJKKO, nuk është gjë tjetër veçse i urdhëruar nga Rama, përmes agjencisë së tij, GJKKO.

Pavlefshmëritë kërkohen te gjyqtari i seancës paraprake. S’kishim një hapësirë tjetër ku t’i kërkonim këto pavlefshmëri. Është vërtetuar tashmë së Irena Gjoka për këtë çështje s’ka pasur kushtet për të qenë gjyqtare, dhe vendimet e marra prej saj janë të pavlefshme. Kjo gjykatë na i rrëzoi pa na i argumentuar. Gjykata e kaloi për gjykim dhe e njëjta gjyqtare e ka kthyer çështjen për rihetim në një rast tjetër.

Denoncoj rastin me forcë që kjo pavlefshmëri po mban Malltezin në arrest, njëjtë sikurse masa për Berishësn. Rama përmes agjencisë së tij, GJKKO e realizoi edhe këtë fazë paraprale për ta dërguar çështjen në gjyq.

Masa e Berishës për detyrim paraqitje është marrë nga gjykata. Është alarmante masa e ndërmarrë për Malltezin, është e pavlefshme.

Berisha do të jetë prezent kur është prania e tij, por në seancat me debat procedural, do vendoset rast pas rasti.