Njësia që nxjerr zbuluar manipulimin/ Me votim elektronik vetëm 120 vota të pavlefshme, 7-fish te të tjerat!

205
Sigal

Krahas rezultatit që prodhoi gara elektorale e 25 prillit, një nga treguesët më vendimtarë të manipulimit të rezultatit ishin votat e pavlefshme.

Në zgjedhjet e 25 prillit votimi në njësinë 10 në Tiranë është kryer në mënyrë elektronike. Këtu Rilindja nuk i futi duart dhe raportohet një numër shumë më i vogël votave të pavlefshme në krahasim me njësitë e tjera.

Sipas të dhënave në njësinë 10 u raportuar se qenë vetëm 120 vota të pavlefshme, ndërsa në njësinë 9 u regjistruan më shumë se 7- fishi i votave të pavlefshme krahasuar me njësinë 10. Numri i votuesve të njësisë 9 është rreth dyfishi i njësisë 10 (2.4 herë për të qenë më të saktë).

Njësia 11 ka nxjerrë 1045 vota të pavlefshme (1045/120 = 8.7 => 8.7 herë më shumë vota të pa vlefshme se njësia 10). Raporti i votuesve është 2.2 herë më i lartë.
E njëjta situatë është konstatuar edhe për Njësinë 1, ku janë raportuar 7- fishin e votave të pavlefshme ndërkohë që kanë votuar më pak se dyfishi krahasuar me njësinë 10.