Partia Demokratike nuk dorëzohet, Ivi Kaso: Kemi shumë material për shkeljet ligjore, do kërkojmë edhe ndryshim rezultati ose pavlefshmëri të zgjedhjeve

249
Sigal

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, ka deklaruar se PD ka përgatitur një dosje me shumë material që faktojnë shkeljet ligjore që janë bërë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

Ai tha se 24 çdo fletë votimi është numëruar dhe filmuar, ndaj kjo përbën një garanci shtesë për këtë proces zgjedhor. Sipas tij, në varësi të shkeljeve zgjedhore që janë bërë, Pd do të kërkojë ndryshimin e rezultatit ose pavlefshmërinë e zgjedhjeve në zona të caktuara.

Shkeljet e ligjit kanë filluar shumë kohë përpara zgjedhjeve, proces që ka vazhduar ditën e zgjedhjeve dhe më pas në fazën kryesore që është numërimi i votave. Është një material i bollshëm në dispozicion të PD dhe grupit ligjor që po punon në këtë drejtim, i cili pasurohet ditë pas dite jo vetëm me denoncimet e armatës sonë zgjedhore, por edhe nga denoncimet që janë bërë publike në media edhe nga subjekte të tjera.

Çdo fletë votimi që është numëruar dhe filmuar, ka një garanci shtesë në këtë proces zgjedhor që gjithçka është e regjistruar, që do të përbëjë edhe bazën ankimore për çdo subjekt zgjedhor. Në varësi të masës së paligjshmërisë dhe sa këto e kanë dëmtuar procesin zgjedhor, sigurisht do të kërkohet edhe sanksioni përkatës siç e parashikon ligji, qoftë ky ndryshim rezultati apo pavlefshmëri në 1 ose disa zonë të caktuara.