“Fukarenj ju gjeti dreka, milionerë ju bëri darka…!?”

646
Sigal

Nga Evdal Nuri

Keni qenë s’i gjithë të tjerët. Me punë e pa punë.  Me shkollë  dite  apo part-time. Në qytet, apo fshat. Në shtet apo privat. Disa  mbetën në vend me një rrogë minimale, të tjerë janë pasuruar me djersën e ballit. Por ka dhe nga ata që me rrugë të pandershme janë bërë  milionerë!  Ditë më parë botova një shkrim ku trajtoja për format e metodat që përdorin  disa “batakçinj ” për të na  rrjepur. Ata në rrugë të pandershme fitojnë, por  me pakicë.

1-Por kemi dhe “batakçinj”  që fitimet i kanë me shumicë! Ata  përdorin forma nga më të sofistikuarat për të  fituar! “Pazari i tyre është  i lartë!” E kanë me  tenderë, toka, leja pallatesh, rrugë,  tregti me shumicë, investime, blerje lirë e shitje shtrenjtë, nxjerrje nga burgu  e plotë  forma të tjera që veç ata i dinë! Këta të fundit  dhe “qahen”, se qenkëshin “fukarenj”, por faktet flasin ndryshe.  Pra,  janë pjesërisht ashtu si  kanë deklaruar e plotësisht ashtu si janë në të vërtetë.  Fjala vjen, 59 deputetë  “zhytur  me kredi  për t’u qarë hallin”!  Të kuptohemi,  këto i kanë për vila  luksoze  në bregdet apo  malësi!  T’i marrin kredi për një apartament, s’ka të keqe,  por ca deklarojnë disa apartamente, prona, lekë në bankat,  këtu  apo jashtë! I kanë deklaruar,  e tani s’kanë ç’të bëjnë,  mbase  s’e mendonin se do të vinte kjo  ditë!  Po sa kanë tek njerëzit e tyre e  “nën  jastëk”  një Zot i di!  Thonë se pasurinë e kemi të “trashëguar “, nga “gruaja”, ”mamaja”,  “babai”…! Edhe ne kemi mama e baba, motër apo vëlla, por s’na kanë dhënë gjë….?! Këtu bëhet fjalë për  100-ra mijëra euro! Sa pasanikë e xhymertë i paskan prindërit…?!Më befasoi një shifër  ku  677  gjyqtarë, politikanë, zyrtarë të lartë, fshehin llogaritë bankare!  S’kemi trashëguar asgjë.  Jo se prindërit  s’donin të na jepnin, por s’kishin!  Edhe ato pak toka që kishin na i rrëmbyen të tjerët! I kemi pasur më të varfër se vetja, se ashtu ishte koha, por të ndershëm.  Ndofta forca e ligjit i bëri të tillë. Ata na kanë dhënë dashuri,  arsim e kujdesin për t’u bërë njerëz të mirë.  Dhe, padyshim, brezi mbi të 60-at është shumë më i ndershëm se ky i sotmi!  Kështu  u rritëm dhe u edukuam.  Tani  kur i varfëri merr diçka që s’i takon,  quhet hajdut e futet në burg!  Të  pasurit kur i zbulohen miliona euro abuzime, quhen të  korruptuar e kaq!  I varfëri  kursen gjithë jetën  që të mos vdes i varfër, e përsëri i varfër vdes. I pasuri harxhon gjithë jetën e përsëri i pasur mbetet. Kjo është filozofia e jetës sonë. ..?  Pra,  e keqja s’ na vjen nga të varfrit që s’kanë ç’të hanë, por nga të pasurit që s’kanë  të ngopur! Politika është arti i të drejtuarit dhe jo arti  të pasuruarit, si ndodh tek ne !  Por ja që politikanët,  ata në sistemin  të drejtësisë, zyrtarët e lartë  janë  kthyer në mjeshtër  për t’u pasuruar e përfituar në mënyrë të pandershme në kurriz të të tjerëve!  S’i s’kemi dëgjuar  një politikan të varfër? Që  tre  deputete janë studente e di. Por do  isha kurioz, në  se  të tjerët kanë librezë pune e  firmosin në fund të muajit në bordero, si kemi firmosur ne dekada të tërë? Nëse i marrin  nga  banka, i tërheqin çdo muaj, se ata këto  të ardhura kanë?!   Ata janë rrogëtarë si gjithë të tjerët  dhe  mbi këtë bazë duhet  parë!  Atëherë nga buron gjithë kjo  pasuri? Hesapi  është i thjeshtë. Sa vite kenë në punë? Sa të ardhura kenë marrë si familje?  Sa kanë shpenzuar? Sa është vlera e pasurive që kenë? Për të tjerat të tregojnë, ku i gjetën?

2-  “Qenia shoqërore përcakton ndërgjegjen shoqërore”.

Njeriu jeton,  flet,  diskuton me njerëzit  në përputhje me kushtet ekonomiko-sociale. Diskutimet  e  të pasurve  zhvillohen në  përputhje me qenien e tyre. Fjala vjen,  ata diskutojnë  se në cilin shtet  do shkojnë në fund- javë ? Ku do të kalojnë pushimet?  Me ç’avion do të udhëtojnë? Unë me shokët  bisedojmë, kur e marrim pensionin? Unë e marr në  14,  kolegu im  H. Guri në 21. Sot  paguaj unë kafen,  nesër ai.  Kjo është qenia e dy intelektualëve që kanë punuar 40 vjet në arsim, duke zhvilluar më shumë se 30.000 orë mësimi!  Disa nga ish-nxënësit tanë kanë zënë karriget në ‘foltoren’ ku dëgjojmë vetëm fjalor që s’i ka hije  vetëm  atyre!  Mbi 140 orë debat ka pasur Kuvendi janar- korrik 2018. Janë anash kaluar problemet e qytetarëve dhe janë diskutuar çështje të javës  me sherr e shamata! Niveli i deputetëve  plotësohet me këtë shifër. Në total 33 nga 140 deputetët kanë grada të larta shkencore, duke mos  iu futur si i kanë marrë! Mbi 18  deputetë, deri tani kanë thënë vetëm fjalën: “Betohem”! I kemi parë vetëm si figura kur ngrenë dhe ulin kartonët!  Të varfër në mendime, por s’e besoj të janë kaq të varfër në pasuri! Politikanët kanë të përbashkët Bazën Ekonomike (tërësia e marrëdhënieve në prodhim). Ndahen në Superstrukturë (tërësia e pikëpamjeve) Fakti që të dy palët janë pasuruar, mbi bazën ekonomike tregon sa pranë janë me  korrupsionin, trafiqet e tjerë. Dy grupet politike e shohin jo  objektivisht situatën,  por bardhë e zi, sipas interesave  partiake.  Fjala vjen, për hapjen e negociatave,  mbajnë qëndrime diametralisht të kundërta.  Pozita e quan fitore, megjithëse  s’është  kështu. Opozita dështim edhe pse s’mund ta quajmë  të tillë!  Kujt t’i besojmë? Ky problem do të na shoqërojë deri  në qershorin  tjetër! Dihet nga Dialektika  se lufta e të kundërtave të çon në zhvillim, por kur bëhet e ndershme e jo si tek ne! Të kundërtat i  kemi antagoniste e joantagoniste. Antagonistet janë të pa pajtueshme. Lufta kundër korrupsionit,  krimit,  trafiqeve e tjerë. Kontradiktat joantagoniste kanë si qëllim të njëjtë,  por ato dorës dytë të kundërta. Pozitë, opozitë kanë kontradikta joantagoniste. Qëllimi kryesor është i përbashkët.  Gjithçka në dobi të Shqipërisë. Por rrugët s’i do të arrihet,  duhet të kalojë në përmjet kontradiktave joantagoniste.  Është për të ardhur keq që për të njëjtën çështje që është në dobi të vendit mbajnë qëndrime krejt të kundërta! Suksesi i njërës palë mohohet nga pala tjetra,  kurse dështimi  gëzon atë! Përgjegjësia për këtë situatë të dëshpëruar i  bie klasës politike që në 28 vjet ka krijuar konflikte artificiale për të penguar futjen  në familjen evropiane, së cilës i përkasim.  Tani janë strukur, se po i mblidhet “laku”! Porosia nga BE-ja është sa më shpejt të krijohen institucionet e reja. Këto po zvarriten jo pa qëllim  nga politikanët tanë!  Nga frika  e seleksionimit, nga Vettingu!  Të gjithë po presin që të dënohet çdo  njeri i korruptuar.  Por, deri kur do t’i rezistojnë presioneve  të ndërkombëtarëve që s’do të jenë të vogla?! Të shohim,  këtë t’ia lëmë kohës!  Për të gjitha këto shumëkush,  pyet:  Po, kur…?!