Zamir Gjurgji: Rilindja e Jugosllavisë së Aleksandrit të Serbisë me bedel byroristët e rinj

695
Sigal

Samiti ballkanik u kry! Gjuha zyrtare…! Rilindi Jugosllavia dhe jugosllavishtja. Në emër të Atit(Aleksandër), Birit(Zoran) dhe Shpirtit të shenjtë (Edvin), Amen! Disa ditë para se të organizohej ky “samit” dyditor, një deklaratë e kryeministrit serb për mohimin e masakrës së Reçakut, duke e quajtur “mashtrim”, shkaktoi një reagim të fortë nga institucionet në Kosovë e më gjerë. Kosova abstenoi ne takimin sllavo-maqedonas, ku edhe gjuha e folur ishte sllavishtja, cka e detyronte kryeministrin e vendit te vinte kufjet ne vesh. Abstenimi i figurave qendrore te Kosoves nuk e ndali aspak “Furious”-in e Vjenes, qe te leshonte rrufete e tij mbi “mashtruesit”, “hipokritet” dhe “neomarksistet” e Kosoves. Pak me heret, ai shprehej se eshte “gomar” gjithkush qe nuk ndjek pas Thacin(“hipokritin”)! Edhe pse kryeministri serb nuk nguronte që të shprehej se ky takim nuk anashkalon BE-në, por gjen rrugë alternative për të afruar vendet e Ballkanit Perëndimor me njeri-tjetrin në një sërë fushash të jetës politike, ekonomike e kulturore(madje edhe kibernetike, softuer i perbashkët!), e shkuara e afërt e z.Vuçiç është një patate e nxehtë që s’mund të anashkalohet lehtë. Liria e shprehjes është një nga themelet e BE-së, por gjuha e urrejtjes etnike, antisemite, fetare apo racore janë rreptësisht të ndaluara dhe të dënueshme. Në këtë kontekst, Aleksandër Vuçic rezulton “persona non grata” në atë që ai e artikulon se vendi i tij është i vendosur të integrohet në BE. Aleksandër Vuçiç nuk ka shfaqur ansjë pendesë për të shkuarën e tij të afërt gjenocidiste, përkundrazi, është krenar për të?!

Një treg i përbashkët ballkanik( kopje e zbehtë e TPE-së) ku të barazohej edhe leku me dinarin, ka qenë pikërisht ideja e udhëheqesve komunistë të pas-viteve ’44, projektuar nga Josip Broz Tito dhe Enver Hoxha. Në Shqipëri, kjo u vu në jetë nga ish-anëtari i Byrosë Politike, sh.Spiro Koleka, njeri i afërt i kryeministrit aktual të Shqipërisë, Edi Rama. “Pjetri tha: Rusia duhet të ketë tre sy: Vlladivostok, Petrograd e Durrës dhe dishepulli i tij Stalini me pushtetin tradhtar të sotëm në Shqipëri, ja mbërriti dhe kësaj ëndrre. Ky është shqiptarizëm! Të rrojnë të Frontit, të tjerët të vdesin? Jam kundra se në Historinë për Shkollat Unike thuhet: Ballkani në kohët e lashta banohej prej grekërve e maqedonasve e se ilirët e lavdishëm u zhdukën. Kështu i shërbejmë imperializmit sllav. Ky pushtet futi përçarjen toske e gegë, katolikë e ortodoksë, myslimanë e ortodoksë, pra tradhti e naltë. Rroftë Shqipëria me Kosovën, që ju ja falët Jugosllavisë!”- kështu i shkruante Edip Tërshana Enver Hoxhës, në vjeshtën e vitit 1947, pak përpara se të pushkatohej. Vizita e kryeministrave shqiptar, serb e maqedonas, në Durrës, është sipari i një orvatjeje shekullore te boshtit të sllavëve të Veriut e të Jugut. Ëndrra e kahershme e Rusisë cariste është në realizmim e sipër. Historia e Jugosllavisë së vjetër flet aq qartë, sa edhe historia e Jugosllavisë së re, e cila u shfaq aq qartë në dekorin e ngjyrave kuq-bardhe blu në Durrësin e ëndërruar nga sllavo-maqedonasit e djeshëm e të sotëm. Kryeministri i vendit s’bëri asgjë më shumë. Veç ua bëri realitet, si daja(Spiro Koleka) i vet.