Zaev do të tërhiqet nga politika: Në Ballkan, liderët kthehen në autokratë

294
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka paralajmëruar largimin nga politika pas përfundimit të mandatit. Në një intervistë për mediat serbe, Zaev u shpreh se, një kryeministër në Ballkan, nuk duhet të qëndrojë më shumë se 2 mandate, pasi në të kundërt, ekziston rreziku që mund të bëhet autokrat. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka paralajmëruar një tërheqje të mundshme nga politika. Lajmi është publikuar nga media serbe ‘Kurir’, ku gjatë një interviste, Zaev ka thënë se pas tre viteve, do të tërhiqet nga politika. Sipas asaj, që Zaev ka thënë në këtë intervistë, një kryeministër në funksion, duhet të qëndrojë të paktën dy mandate, në të kundërtën, sipas tij, ekziston rreziku që kryeministri të bëhet autokrat.

“Për çdokënd ajo është rrezik, posaçërisht në Ballkan. Është e shëndetshme të vijnë njerëz të rinj. Tani jam në mandatin e dytë, i cili duhet të përfundojë në vitin 2024 dhe besoj se, atëherë edhe do ta përfundojë karrierën politike. Do të kthehem në kompaninë tonë, përsëri do të punoj në mënyrë komerciale. Politika është si një ves. Është e vështirë të hysh dhe të dalësh. Po, megjithatë, është nder i madh të jesh kryeministër i vendit tend”, ka thënë Zaev. Në intervistën për mediat serbe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka folur edhe për jetën e tij dhe për fillesat e suksesit të tij. Lideri maqedonas zbuloi edhe se si ka shtuar pasurinë, ku fillimisht u shpreh se, ka shitur perime dhe fruta.