Prof. Arben Malaj: Balla i akuzuar për lidhje mafioze, do t’i kërkoj SPAK të bëjë hetim

530
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Kurrë mos u dorëzo – Never Give UP – më ka inspiruar, motivuar dhe udhëhequr në çdo sfidë personale dhe politike! Kjo që ndodh me këtë “udhëheqës” të PS-së është e turpshme. Ky person i akuzuar për lidhje mafioze, ky që me një telefonatë, pushon nga puna një ish deputet socialist, ky që ka larguar apo emëron në institucionet kushtetuese këdo që i kërkon Rama apo oligarkët – flet për moral dhe integritet në politikë?! Ajnshtajni konkludon se “Bota nuk është një vend i vështirë për të jetuar se ka njerëz të këqij, por sepse njerëzit e mirë nuk reagojnë ndaj tyre”.

Brenda muajit qershor, për këtë dhe ortakët e tij të kriminalizuar në politikë, do t’i kërkoj SPAK – hetim të thelluar për iniciativën e tij jo ligjore (që vetë Kuvendi e hodhi poshtë – duke ia kaluar qeverisë) për shkarkimin nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Nuk po e bëj për individët Balla, Ahmetaj e të tjerë, por për fenomenin Balla dhe Ahmetaj, në shpërdorimin e pushtetit për karrierë politike dhe përfitime direkte dhe indirekte abuzive. Nuk e bëj se kam ndonjë qejfmbetje personale, por se besoj më shumë Ajnshtajnin shkencëtar se, Ballat dhe Tigrat e PS-së dhe politikës shqiptare.