Ylli Manjani: Vërtetë e pabesueshme, që broçkulla të tilla dalin nga një zyrë e shtetit Amerikan!

435
Sigal

Pas shpallej, “non-grata” të ish-Kryeministrit, Sali Berisha ditën e djeshme nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka reaguar dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili tha se, “DASH paska lënë çdo punë të Amerikës dhe u merrka me thashethemet tona mediatike!!! Nga ato thashethemet ku ska njeri që nuk është i korruptuar.”

“Vërtetë e pabesueshme, që broçkulla të tilla dalin nga një zyrë e shtetit Amerikan! Është shumë më e ndershme të thonin se “Berisha nuk është më i preferuari ynë politik”. Por jo të shpifin se janë me imunitet!!!”,- është shprehur më tej Manjani në reagimin e tij.

Reagimi i tij i plotë: 

Uaaaaaa e pabesueshme!

DASH paska lënë çdo punë të Amerikës dhe u merrka me thashethemet tona mediatike!!! Nga ato thashethemet ku ska njeri që nuk është i korruptuar.

Mbi këto thashetheme merrka vendime për të përbaltur njerëz botërisht.

Dhe për këtë përbaltje, pretendon se mbrohet nga imuniteti. Ky i fundit është i vetmi agrument që nxjerrin. Dmth “po të jesh me imunitet lejohet edhe të shpifësh”!!!

Vërtetë e pabesueshme, që broçkulla të tilla dalin nga një zyrë e shtetit Amerikan!

Është shumë më e ndershme të thonin se “Berisha nuk është më i preferuari ynë politik”. Por jo të shpifin se janë me imunitet!!!

Nejse, punë për ta!

Zgjedhjet e vjedhura është tema…