Harxhi paralajmëron: Do kemi dorëheqje më të forta në PD! Basha vijon paktin e “17 majit”

291
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ish-kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi ka bërë paralajmëruar teksa ishte e ftuar mëngjesin e djeshëm në ‘Breaking’, se pas dorëheqjve masive në PD-në e Korçës, do të ketë dorëheqje edhe nga degët e tjera në rrethe dhe nga ato më të rëndësishme. Harxhi deklaroi se kreu i PD, Lulzim Basha është i vetmi përgjegjës për dorëhqejet masive në Korçë. Ajo theksoi se kjo është dhe arsyeja pse ai në konferencën për media anashkaloi çështjen duke mos u përgjigjur.

“Ai anashkaloi rastin e Korçës, pse ai është përgjegjës në rastin e Korçës dhe për situatën e PD. Do të kemi dorëheqje të tjera edhe nga degët e tjera të PD-së. Të rëndësishme, anëtarësia e PD po vlon, e kjo vjen menjëherë pas Kuvendit”, tha Harxhi.

Ajo akuzoi Bashën se po zbaton prej kohësh marrëveshjen politike të katër vite më parë të 17 majit. “Situata është e rëndë, PD po zhbëhet çdo ditë e më tepër, grupe e njerëz po largohen dhe vetëflijohen, Korça nuk është i vetmi rast, por është rasti më flagrant. Situata në Korçë vlonte për shumë kohë, jo vetëm para e pas fushatës. Kjo tregon se PD po shkon drejt një vetëshkatërrimi, e askush nuk merr masa dhe kjo për mua është shqetësuese”, vijoi më tej Harxhi.

Gjithashtu nënvizioi se, do të jetë reagime të tjera pasi sipas saj, Basha nuk ka kohezion politik brenda PD-së.