Ylli Manjani: Drejtuesit e Partisë Demokratike të ndërpresin kontaktet me Ambasadoren Yuri Kim

347
Sigal

Për mendimin tim drejtuesit e Partisë Demokratike duhet të ndërpresin kontaktet me Ambasadorën Yuri Kim.

Është e papranueshme të vijohet komunikimi me diplomatë që të tregojnë se ç’duhet të bësh. Për më tepër, nuk ofrojnë asnjë garanci në këmbim. Është vendi të kujtojmë se si qeveria shkatërroi rregullat e zgjedhjeve dhe zonja Kim thjesht ra squk, megjithse po luante rolin e garantit politik.

Nuk e di ç’i duhet opozitës një ambasadore e tillë, që jo vetëm nuk ndihmon por guxon edhe fyen një parti të tërë!?

Mendoj se një ambasadore e tillë e cila nuk e sheh të keqen tek monizmi dhe monistët, por merret me opozitën si gazetë e qeverisë, nuk i bën punë as Shqipërisë.

Defakto, nëse zbatohen rregullat e konventës së Vienës, zonja është nongrata. Mund ta mbajë qeveria moniste e Edi Ramës për punët e veta, por ajo smund t’u tregojë shqiptarëve se ç’duhet të bëjnë në vendin e tyre!

E ka të ndaluar!

Kolegët e saj kudo në Europë përzihen nga vendet ku shërbejnë për shumë më pak.

#Barintahajëvetë

=======================
Sqarim:
Mendimi që kam shprehur në këtë status, nuk ka lidhje me Berishën. Aq më pak me debatin e Tij me DASH.

Në thelb është një qëndrim në lidhje me rolin krejt jo diplomatik dhe në shkelje të hapur të konventës së Vienës nga ana e zonjë Kim.

Është një sugjerim për drejtuesit e Partisë Demokratike, të cilët nuk kanë përse zhyten në debatin shterpë “të mbajmë apo flakim nga partia e tij Berishën”.

Mendoj se ata duhet t’i tregojnë vendin që meriton një diplomate që fyen PD-në dhe Shqipërinë. Përrallat me aleatë e parnterë i tregon Edi Rama, ska negojë ta bëjë edhe Opozita që u dashka fyer te dera e saj nga ambasadorja e partnerit!!!

Ndaj ju lutem lerini mënjanë komentet për Berishën sepse qëllimi im nuk ishte të marr në mbrotje Berishën.