Ylli Dylgjeri: “Çeta e harbuar” ka ardhur te ty zoti Rama

320
Sigal

Rama, “Koalicioni KÇK”, do vijë bashkë me çetën e saj të harbuar, ajo do jetë qeveria e Ilirit dhe Monës!!! Si qëndron e vërteta? “Çeta e harbuar” ka ardhur tek Ty zoti Rama. Aty i ke.
I do me emra? Të harbuarit e të paharbuarit e LSI-së, mbajnë sot stemën e PS -së. Nga jugu në veri. I ke vënë edhe kandidat për deputet në lista. I ke nxjerr për të rrahur edhe në mitingje. I nxjerr edhe në ekrane. I doni me emra? Beji një foto e nxirri te ekrani i madh e ti shohin me rradhë.
Tregoju antarësisë se sa isha te LSI ke sot ne partinë tënde. Të ndihmoj pak? Filloje me Baba Takun! Tregoju sa të tjerë i ke nga partitë e tjera përfshirë dhe PD. Partia jote sot është një përzierje, që nuk ka incenerator që i seleksionon apo i djeg. E reja e madhe e këtyre zgjedhjeve ishte se u pastrua LSI dhe u nxive Ti me parti. Në LSI sot ka mbi 80% të rinj, që nuk i njoh as unë që militoj prej vitesh.
Ndaj një këshillë kam për ty: Meqë i thua të harbuar, tridhi sa nuk të leshohen edhe ty. Nesër do të jetë vonë. Ske dhe maternitet! I pafsh hajrin!