Ylli Asllani, sekretar për qeverisjen vendore pranë PD
Rreth buxhetit 2025 për 61 bashkitë dhe 12 qarqet e vendit.
Partia Demokratike i ofron shqiptarëve alternativën e saj për qeverisjen vendore! Ajo ka deklaruar se devizat e saj do të jenë:Një qeverisje pranë qytetarëve dhe interesave të tyre. Forcimi decentralizimit dhe fuqizimi financiar i njësive vendore.Partneriteti luajal me të zgjedhurit vendorë.
Gjithsesi edhe autokracitë funksionojnë me buxhet. Një buxhet që i mungon debati në këshillat bashkiak, llogaridhënia, transparenca, barazia, konsultimi dhe rekomandimet e opozitës, apo shoqërisë civile. Ka mëse një dekadë që bashkitë shqiptare janë shndruar në sportele të Kryeministrit, në punët që ai kryen vetë në këto njësi!
Aprovimi i buxhetit 2025 në parlament i paraprin fushatës elektorale… Ndaj të reflektosh në këto momente nuk është thjesht një kundërveprim ndaj qeverisë, por edhe një rast për të ofruar alternativën opozitare para qytetarëve. Aq më tepër që vendi po shpopullohet çdo ditë e më shumë dhe keq qeverisja e ka marrë peng zhvillimin e vendit.
PD është e ndërgjegjshme për rolin e saj në debatin për financat e shqiptarëve! Specialistët e saj, pas konsultimeve me të zgjedhurit e saj vendorë, shoqatën e bashkive dhe organizata me fokus qeverisjen vendore konstatojnë se:
Buxheti i bashkive për vitin 2025, është një hap pas dhe i pamjaftueshëm në raport me kërkesat reale të njësive vendore, përgjegjësitë, funksionet dhe shërbimet që ato kryejnë për qytetarët.
Përtej farsës së shifrave, transferta e pakushtëzuar në adresë të vendorëve vazhdon të përbëjë vetëm 1% të PBB, e cila rezulton të jetë më e ulëta në Evropë.
Me 1% të PPB, Buxheti 2025 nuk mund të sigurojë qasje ndaj prioriteteve strategjike kombëtare për luftimin e korrupsionit, frenimin e shpopullimit dhe nuk do të mund të nxisë zhvillimin e duhur rajonal dhe as do të luftojë varfërinë që ka prekur 70% të popullsisë të njësive vendore.
Pamundësia e fondeve do të çojë në mungesë stabiliteti financiar në njësitë vendore dhe do të mbajë të pashlyer stokun aktual të borxheve të bashkive.
Vetëm borxhi që kanë ndërmarrjet e ujësjellësave ndaj OSHE po i kalon 100 milion dollarë çdo vit!
Ky është buxheti më antisocial në kontinent! Në kushtet e rritjes së taksave dhe kostos së jetesës, shpenzimet për ndihmën ekonomike që mbështesin të papunët dhe familjet në nevojë po shkurtohen 9.3%.
Të vetmet rritje në këtë buxhet janë shtimi i taksave vendore e gjobat, si dhe shpenzimet e buxhetit me 13.9% për fondin e pagave, numrin e militantëve, shpenzimet operative dhe ato të lluksit në kurriz të qytetarëve të thjeshtë.
Buxheti i këtij viti është vazhduesi kokëfortë i pagesës në mënyrë paradoksale dhe antiligjore të pagesës së djegësve inekzistent të plehrave.
Me këtë buxhet qytetarët shqiptarë janë të ekspozuar edhe më tepër para katastrofave sidomos të zjarreve dhe përmbytjeve, pasi fondi rezervë për menaxhim e tyre, është ulur me 22.9%,
Fondi Shqiptar i Zhvillimit është shndëruar në instrumentin me të cilin Kryeministri po i grabit ditën për diell bashkive dhe qarqeve fondet e destinuara për investimet dhe sipërmarrjet publike në rajone, larg vendimarrjes së Këshillave Bashkiak dhe transparencës me publikun.
Gjithsesi edhe autokracitë funksionojnë me buxhet. Një buxhet që i mungon debati në këshillat bashkiak, llogaridhënia, transparenca, barazia, konsultimi dhe rekomandimet e opozitës, apo shoqërisë civile. Ka mëse një dekadë që bashkitë shqiptare janë shndërruar në sportele të Kryeministrit, në punët që ai kryen vetë në këto njësi!

Formula e ndarjes së transfertës së pakushtëzuar në këtë buxhet është jo transparente, jo e barabartë dhe diskriminuese veçanërisht për bashkitë me buxhet të kufizuar, për bashkitë e vogla dhe sidomos ato malore në zonat më të varfëra në veri, por dhe në jug të vendit.
Pjesë e madhe e investimeve të pretenduara në njësitë vendore janë në fakt zgjatim dhe prokurime të kryera tashmë prej qeverisë qëndrore.
Fondi i Zhvillimit Rajonal si pjesë e transfertës pakushtëzuar të njësive vendore ka kohë që është monopol i Këshillit të Ministrave, jo transparent dhe përherë e më larg kërkesave të qytetarëve dhe partneritetit me pushtetin vendor.
Ky buxhet si produkt i Reformës Administrative të dështuar penalizon së tepërmi zonat rurale, qytet e vegjël dhe gjithë fshatrat e vendit!
Ai ka pamjaftushmëri financimi në funksionet e transferuara si mbrojtja sociale, vaditja, kullimi, digat, rrugët rurale, mbrojtja e pyjeve dhe parandalimi rreziqeve, të cilat janë jetike sidomos për qytetarët në zonat kodrinore, malore dhe periferike.
Buxheti 2025 do të vazhdojë ta lejë Shqipërinë “turistike” edhe këtë vit
pa plotësimin e kërkesave për 24 orë ujë të pijshëm dhe pa ndërtimin e impianteve të reja të përpunimit të ujrave të ndotur.
Në buxhetin e 2025 nuk bëhet fjalë për investime në futjen e teknologjive të reja dixhitale në bashkitë shqiptare, apo për të rritur cilësinë e jetës dhe shërbimeve publike nëpërmjet tyre!
Buxheti 2025 thellon kontrasin meszonave rurale dhe urbane, bashkive dhe qarqeve, si dhe nuk ka balancën e kërkuar të zhvillimit vendor në krejt territorin e vendit. 500 milion euro Bashkia e Tiranës…
Të vetmet rritje në këtë buxhet janë shtimi i taksave vendore e gjobat, si dhe shpenzimet e buxhetit me 13.9% për fondin e pagave, numrin e militantëve, shpenzimet operative dhe ato të lluksit në kurriz të qytetarëve të thjeshtë.Buxheti i këtij viti është vazhduesi kokëfortë i pagesës në mënyrë paradoksale dhe antiligjore të pagesës së djegësve inekzistent të plehrave.
Në buxhet nuk parashikohen fonde të mjaftueshme e te kuptueshme për partneritetin e bashkive me programe, apo projekte bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar, si dhe nuk financohen projekte bashkëpunimi midis vetë njësive vendore shqiptare.
Në ligjin për buxhetin 2025 nuk është ofruar mundësia për përdorimin e Huas nga njësitë vendore duke i lënë ato në mëshirën e vullnetit politik të mazhorancës dhe shndërruar në mbartës të kolapsit dhe apatisë ekonomiko-financiare.
Për më tepër pamundësia financiare e bashkive po prodhon mandate financiarisht të pambuluara për të zgjedhurit vendor, duke cënuar kështu edhe më tepër kartën evropiane të autonomisë lokale.
Alternativa e Partisë Demokratike
Përballë këtij dështimi, Partia demokratike i ofron shqiptarëve alternativën e saj për qeverisjen vendore! Ajo ka deklaruar se devizat e saj do të jenë:
Një qeverisje pranë qytetarëve dhe interesave të tyre.
Forcimi decentralizimit dhe fuqizimi financiar i njësive vendore.
Partneriteti luajal me të zgjedhurit vendorë.
Në parneritet të ngushtë në njësitë vendorë ajo do të shtojë transfertën e pakushtëzuar nga 1% në masën 1.5% të PBB. PD do të thellojë decentralizimin fiskal dhe pavarësinë financiare të bashkive duke shtuar grantin e qeverisë dhe i rritur të ardhurat vendore në mbi 50% të buxhetit të vendit.
Prioritetet e PD do të jenë Taksat e Ulta, si dhe rritja më tej e përfitimit të bashkive nga Taksat e Ndara. Me ardhjen në pushtet ajo do t’i kthejë ndershmërisht qytetarëve në shërbime e mirëqënie djersën dhe kontributin e taksave që ata paguajnë. Sistemi taksave e tarifave do të përputhet me aftësinë e qytetarëve për të paguar, duke shmangur rritjen e barrës fiskale për individët dhe duke i hapur rrugë forcimit biznesit. PD do të vendosë fonde shtesë sipas prioritetit të çdo bashkie, veçanërisht për bashkitë me potenciale të kufizuara, për bashkitë e vogla dhe malore, sidomos ato në zonat më të varfëra, si dhe për bashkitë bregdetare dhe muzeale që përballen me flukse në industrinë e turizmit. Objektiv i rëndësishëm do të jetë inkurajimi i modelit smart të qyteteve e njësive vendore, të cilat do përdorin teknologji të avancuara dhe struktura dixhitale për të përmirësuar cilësinë e jetës së banorëve, duke optimizuar shërbimet publike, reduktuar kostot dhe ndikuar pozitivisht në mjedis e trashëgimi! PD do t’i shndrojë buxhetet vendore dhe të ardhurat lokale në një mjet të fuqishëm të bashkive për rritjen ekonomike, investimet, zhvillimin e rajoneve dhe luftën kundër varfërisë.




















