Xhixho : Të rinjve duhet t’i krijohen hapësirat dhe mundësitë për të dhënë më të mirën e tyre.

180
Sigal

Ditën e sotme, Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, në Tiranë. Gjatë bashkëbisedimit Xhixho tha se të rinjve duhet t’i krijohen hapësirat dhe mundësitë për të dhënë më të mirën e tyre.

“Ata duhen mbështetur e frymezuar në idetë dhe iniciativat e tyre e mbi të gjitha i duhet ofruar një arsim cilësor, që ndërton qytetarë të angazhuar në proçeset demokratike.  Angazhimi në proçeset demokratike fillon që me pjesëmarrjen në vendimmarrjet e universitetit, e pushtetit lokal dhe në zgjedhjet parlamentare.”, tha më tej Xhixho për studentët.

Postimi i saj i plotë :

Kënaqësi të isha me zysh Majlinda Keta, një mikeshë të cilën e njoh që kur isha gjimnaziste tek gjimnazi “Petro Nini Luarasi”, kur na motivonte për të qënë aktiv dhe sot ka ende të njejtin pasion dhe përkushtim për arsimin dhe aktivizmin e të rinjve.

Në një bashkëbisedim mbi pjesëmarrjen qytetare me studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës, folëm për cilësinë e edukimit, lidershipin, apatinë e të rinjve në proçeset demokratike dhe për eksperiencat personale dhe se si individi mund të frymëzojë me shembullin personal.

Të rinjtë nuk janë apatik, por atyre duhet t’i krijohen hapësirat dhe mundësitë për të dhënë më të mirën e tyre , ata duhen mbështetur e frymezuar në idetë dhe iniciativat e tyre e mbi të gjitha i duhet ofruar një arsim cilësor, që ndërton qytetarë të angazhuar në proçeset demokratike.

Angazhimi në proçeset demokratike fillon që me pjesëmarrjen në vendimmarrjet e universitetit, e pushtetit lokal dhe në zgjedhjet parlamentare.

Secili prej nesh mund të sjellë ndryshim duke kuptuar fuqinë e tij duke filluar nga ushtrimi i të drejtës së votes sa herë na jepet mundësia, pasi vetëm në këtë mënyrë kemi të drejtën për të kërkuar llogari nga ata që qeverisin vendin dhe ndëshkuar ata që nuk mbajnë premtimet.