Xhixho: Mazhoranca po përdor pushtetin për shantazh për vota, koalicioni i vetëm është LSI-PD

196
Sigal

Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për deputete Erisa Xhixho e ftuar në studion e ABC këtë të enjte ka folur në lidhje me situatën politike parazgjedhore,

Xhixho në fjalën e saj me gazetaren Juli Xhokaxhi ka theksuar se është e papranueshme sesi mazhoranca përdor pushtetin për të bërë presion qytetarëve.

Sipas saj shumë prej punonjësve të administratës publike kërcënohen me heqje nga puna me fotot e fëmijëve të tyre kur janë pjesë e fushatës së LSI-së.

“Rilindja tashmë nuk është më një forcë e majtë që mbron shtresën e mesme njerëzit e varfër këtë e tregoi më së miri menaxhimi i situatës së pandemisë.  Qeveria e përdori pandeminë për një show. Është e patolerueshme që një forcë politike të arrijë deri më atje, mua më janë dërguar foto ku djem dhe vajza që vijnë në takimet me mua rrethohen me të kuqe. Vajzat që ishin në takim dhe prindërit ishin punëtorë në administratën publike fotot u janë dërguar prindërve për ti kërcënuar në lidhje me vendin e punës. Në lidhje me këtë fakt është e rëndësishme që të merren masa, ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë më prindërit e fëmijëve që kanë qenë  në fushatë me mua nga zyrtarë të partisë Socialiste në njësinë bashkiake Numër “, ka thënë ajo.  

Ndër të tjera ajo ka komentuar dhe zërat për një koalicion të mundshëm mes PD-së dhe PS-së ku, thekson se kjo është thjesht një lojë e mazhorancës e cila e ndjen humbjen.

Sipas saj koalicioni dhe marrëveshja e vetme mes partive politike është ajo e LSI-së me koalicionin PD-AN.

Unë nuk prekem fare nga deklaratat e Ramës në javën e fushatës elektorale dhe mekanizmat që përdor për të përçarë opozitën janë tregues të frikës së tij të humbjes. Nuk dua të flas me në qoftë se pasi faktet tregojnë se ne jemi në një front qeveritar me PD-në dhe dëshira për të përçarë opozitën por është një qëllim që nuk do ja arrijë. Rezultati i LSI_së do të ketë një rol të rëndësishëm në qeverinë e re dhe aludimet e mazhorancës për të krijuar diskutime mes qytetarëve janë spekulim i tyre në fund  të kësaj fushate. Me 25 prill qytetarët të shkojnë dhe të ushtrojnë në mënyrë të lirë votën e tyre dua që ajo të jetë një ditë feste dhe jo drame për qytetarë shqiptare”, është shprehur ndër të tjera Xhixho