Radhët e gjata në Kakavijë, Xhixho: Katastrofë humanitare, Ministri i librave duhet të reagojë

277
Sigal

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me situatën e krijur në kufirin grek për shkak të vendosjes së orarit dhe të rritjes së fluksit të madh për t’u rikthyer para datës 16 për në shtetin fqinj.

Reagimi i Xhixhos

Katastrofe humanitare situata në kufirin grek te Kakavijë një radhë me 30 km e gjatë në temperaturë 40 grade vazhdon prej 3 ditësh.

I bej thirrje Ministrit të librave të hapi telefonin dhe t’i përgjigjet me urgjencë kësaj situate katastrofike që po përjetojnë gra, fëmijë, burra e të moshuar .

Gjithashtu Ministri i Shëndetësisë të dërgoj ambulanca dhe ekip shëndetësor për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.

Urgjent kjo situatë duhet të zgjidhet është një trajtim ç’njerezor i papranueshëm .