‘Basha energji vetëm për të gënjyer’/ Meta: Kurrë bashkëpunim me Ramën

98
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta paralajmëron se nuk do të bashkëpunojë kurrë me Edi Ramën në të ardhmen. 

Meta shprehet në një intervistë se kryeministri tradhtoi rëndë interesat kombëtare të vendit.

Ndërsa duke komentuar ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha, Meta tha se ai kishte energji vetëm për të gënjyer.

“Nuk do të kem kurrë bashkëpunim me Edi Ramën. Ai ka tradhtuar rëndë interesat kombëtare. Rilindja bën diversione për drejtuesin e opozitës. Mosha nuk është tregues për energjitë. Lulzim Basha kishte energji vetëm për të gënjyer. Edi Rama ka dhjetë vite kryeministër. Sa herë vijnë zgjedhjet bëhen kërcënime për prishje ndërtimesh. Të gjitha ndërtimet që janë lejuar të ndërtohen pa leje janë bërë me lejen e tij. Edi Rama sheh një kotec pa leje në Vlorë dhe e çon të moshuaren para drejtesise ben sikur nuk i shikon të gjitha katet pa leje te kullave në mes te Tiranës. Askush nuk e beson me. Jemi në kuadrin e një shoë”, tha Meta.