Zv/presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ,komentoi zhvillimet e fundit dhe tha se partitë e vogla mbështetëse të Ramës, i bëjnë opozitë opozitës.
Erisa Xhixho: Ne jemi në një aleancë me Partinë Demokratike çka do të thotë, pse kam insistuar gjithmonë në bashkimin e çdo faktori dhe aktori opozita brenda një koalicioni. Sepse sistemi zgjedhor në të cilin ne përballemi, heqja e koalicioneve parazgjedhore në mënyrë antikushtetuese nga Edi Rama bërë domosdoshmërinë që opozita të jetë në një koalicion ku asnjë votë e qytetarëve shqiptarë të mos shkojë dëm.
Partitë e vogla janë, disa prej tyre, investim i Ramës. Përderisa ato i bëjnë opozitë opozitës në një moment jo të një zgjedhje të zakonshme më 11 maj. Sepse këtu nuk ke përballë një qeveri që këtu sot do të duhej të jepte llogari se çfarë ka bërë në këto 12 vite. Një bilanc absolutisht. Ti ke në çdo studio nuk të vjen asnjë nga Partia Socialiste të përballet. Ka urdhër politik që mos dilni përballë deputetëve të opozitës sepse s’kanë çfarë thonë. Dhe ai merret me pasaportën evropiane, me propagandë, me tallje ndaj qytetarëve, me bullizime nga më të ndryshmet ndaj opozitës dhe nuk merren me thelbin që këtu duhet të japin llogari. Se nuk kanë dhënë llogari 4 vite se nuk e njef parlamentin. Nuk vjen në parlament, nuk jep llogari. Atëherë në këtë situatë. Bashkimi i çdo aktori dhe faktori opozitar do të duhet të kuptojë se duhet të shkojë vota për numrin një të Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Sepse çdo fragmentarizmi i votës i shërben Edi Ramës. Ndaj edhe bashkimi jonë është në strategjinë që ne kemi zgjedhur që kemi nga një kandidat në listën e hapur. Dhe këtu po të flas jo vetëm për zotin Meta në listën e Tiranës, po Genti Çalen në Korçë, një mjek një profesionist një personalitet në qarkun e Korçës…