Xhevat Mustafa: O “shqiptarë të majtë”, një jetë të mashtruar e të mjerë, thirruni mendjeve këtë herë

312
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Mjerë Shqipëria nëse, larg qoftë, fiton me votë-vjedhje e votë-blerje mandat të tretë Edi Rama, që e ka e hedhur vendin në fundin e një gremine, nga ku nuk dihet se si mund të dalë, pas nja 20-30 vjetësh, edhe sikur të kemi një qeveri me 15 ekonomistët, kryeministrat dhe ministrat më të mirë në botë!

Të mjerët, të zinjtë, të ligjtë apo këqijtë e vetes, grave, fëmijëve, vëllezërve, kushërinjve, komshinjve, miqve, shokëve..,”shqiptarë të majtë” e “të pavarur” me fjalë të pasinqerta, “të verbër” nga sytë e mendjeve dhe të ballit! As pas 76 vjetësh nuk janë bindur se këtë varfëri të asaj kohe dhe të sotme; mbetjen të fundit në Evropë për mirëqenie dhe plot të tjera; përmbytjen nga llumrat e të këqijave, nga korrupsioni, kanabizimi, kullëzimi, kriminaliteti, trafiqet e paligjshme, prostitucioni, injoranca, nga premtimet mashtruese dhe të parealizuara; nga rritja e çmendur e çmimeve, duke ua kaluar edhe vendeve me paga e pensione 5-10 herë më të larta se sa tek ne…; i kanë peshqesh nga diktatura dhe qeverisjet komunisto- socialisto- rilindase, nga të njëjtët njerëz…! Edhe ata vetë janë viktima të të njejtëve njerëz, që i kanë llogaritur dhe trajtuar për më se 76 vjet si turmë, kope, kavie, vota, numra dhe fytyra në “mitingje dhe parada madhështore” me barkun thuajse bosh nga ushqimet me “pikatore” prej tollonave e të pagjumë nga rradhët qysh në mesnatë… Baballarët, dajallarët, xhaxhallarët, bijtë e bijat, nipat e mbesat, nuset dhe dhëndurët…, me “statusin” e drejtuesit partiak, ministrit, deputetit, drejtorit të përgjithshëm, patronazhistit, të votë-blerësit dhe votë-vjedhësit…kanë menduar dhe punuar vetëm për plotpushtetshmërinë e tyre; për milonarizimin apo miliardizimin e vetes, familjeve, ortakëve, oligarkëve shqiptarë, ndraghetas, erdoganistë, arabë, ekuadorianë…

Pa menduar për t’ju injektuar shpresa dhe iluzione marramendase: qeverisja e ardhshme e PD-së dhe partive aleate të saj, nuk mund të bëjë mrekullira e të na sjellë parajsën për një mandat 4 vjeçar! Sepse Edi Rama dhe qeveritë e tij, me paaftësinë, paskrupullsinë, pandjeshmërinë e tyre  njerëzore dhe sociale, me pangopshmërinë e tyre, nëpërmjet abuzimeve skandaloze, PPP-ve, privatizimeve dhe shitjeve tejet korruptive të pronave dhe pasurive shtetërore, e kanë përmbytur vendin me miliarda euro borxhe, që do të na qëndrojnë si lak në fyt për 20-30 vjet. Megjithatë, qeverisja e re, padyshim, duke reflektuar nga gabimet e veta gjatë periudhës 2005-2013 si dhe të dy mandateve gjëmësjellëse të Edi Ramës, do të jetë rreth 25-50% më e aftë, më e mirë, më e dobishme, më e ndjeshme dhe e përgjegjshme për shumicën e popullit; me nivel shumë më të ulët korrupsioni dhe abuzimesh të hapura antiligjore…Këtë herë, mendoni mirë e thellë, shumë më tepër për veten dhe familjet  tuaja, për të sotmen dhe të nesërmen e fëmijëve tuaj dhe jo për partinë dhe kryetarin e zemrës, për kapardisjen dhe vegjetimin e tij në fron, si Putin dhe Erdogan, edhe në mandatin e tretë! Padyshim mandati i tretë  i Edi Ramës me shokë e shoqe, me ortakë dhe oligarkë, do të jetë një ferr i vërtetë për shumicën e shqiptarëve, që do të mbeten të gjallë në këtë vend, të bekuar nga Zoti për pasuri nën dhe mbitokësore dhe të masakruar e varfëruar tejskajshmërisht nga politika dhe qeverisjet komunisto-socialiste dhe që nuk do të lodhen dhe shpenzohen për të ikur si emigrantë, me çdo rrugë e faturë në SHBA, Kanada, Angli, Gjermani, Itali, Greqi…Merret me mend se nuk është e rastit që ikin vetëm drejt vendeve të Perëndimit kapitalist  jo drejt vendeve të Lindjes së kuqe, për në Rusi, Bjellorusi, Serbi, Kinë, Korenë e Veriut, Kubë, Venezuelë…, në këto pak vende ku mbretërojnë parti komunisto-socialiste dhe diktatorë të soit stalinist, enverist, edramist…Mjerë Shqipëria nëse, larg qoftë, fiton me votë-vjedhje e votë-blerje mandat të tretë Edi Rama, që e ka hedhur vendin në fundin e një gremine, nga ku nuk dihet se si mund të dalë, pas nja 20-30 vjetësh, edhe sikur të kemi një qeveri me 15 ekonomistët, kryeministrat dhe ministrat më të mirë në botë! Kur t’iu vijnë mend nuk do t’ua hanë as qentë! Iu mëshiroftë ZOTI t’ua japë më 25 prill, duke ua larguar “qentë”!