Panariti alarmon për koronavirusin: Rreziku te porta! A do të na mbrojë mjekësia e PPP-ve?

448
Sigal

Pas lajmit se në Itali janë regjistruar dy viktima nga koronavirusi, ka reaguar edhe Ish Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti .

Në një postim në “Facebook”,Panariti ngre alarmin se duhet të merren masa pasi koronavirusi është tashmë një rrezik real dhe jo hipotetik. Ai shprehet se QSUT nuk  ka kapacitetin e duhur që të dallojë gripin e zakonshëm nga virusi vdekjeprurës covid – 19 dhe për rrjedhojë nuk mund të izolojë dhe karantinojë të infektuarit e mundëshëm me këtë koronavirus.Ndër të tjera shtron pyetjen,” A do të na mbrojë mjekësia e PPP-ve?

Ja çfarë shkruan Edmond Panariti :

Rreziku te porta! A do të na mbrojë mjekësia e PPP-ve?
Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha dje që dritarja e mundësive të kontrollit te përhapjes botërore të koronavirusit, po ngushtohet gjithnjë e më tepër.
Thënë ndryshe, përgatituni për një pandemi dhe vendet të marrin masa që të ruhen vetë.
Rrezikun nuk e kemi më larg, por para portës.. Sepse në Itali numri i të infektuarve me virusin, u katërfishua dhe qeveria ka futur në karantinë 12 komuna në veri.
Të premten u shënua viktima e dytë aty. Aftësia ngjitëse dhe përhapese e virusit është e frikshme.
Profesorë të nderuar të QSUT në Tiranë ngrenë alarmin për mungesen e pajisjes së tipizimit (zbulimit) të virusit (Real Time PCR).
Kjo sepse kontrata PPP nuk e parashikon këtë..
Kjo do të thotë që QSUT nuk mund të dallojë gripin e zakonshëm nga virusi vdekjeprurës covid – 19 dhe për rrjedhojë nuk mund të izolojë dhe karantinojë të infektuarit e mundëshëm me këtë koronavirus.
Kjo do të thotë që të infektuarit mund të lëvizin, kontaktojnë dhe përhapin infeksionin të të tjërët.
Pa përmendur këtu që kapacitetet tona karantinuese dhe të trajtimit me frymëmarrje të asistuar në rast shpërthimi të infeksionit janë tërësisht të pamjaftueshme.!
Nuk flasim më për rrezik hipotetik por për rrezik real.
Akoma nuk është vendosur një termoskaner në pikat e hyrjes kufitare për të veçuar udhëtarët me ethe dhe temperaturë..
Nuk e di se çfarë presin më?! Rreziku është pas dere!