“Xhelili shpallet heroi i Partisë Siçiliste”

494
Sigal

Edhe sot ish kryeministri Berisha ka reaguar në Facebook për skandalin seksual ku u përfshi ish krybashkiaku Shukri Xhelili. Sipas ish kryeministrit Berisha, “Xhelili shpallet Heroi i Partise Siçiliste”, ka shkruar ai me ironi.

“Xhelili shpallet Heroi i Partise Siçiliste. Si gjithnje, fajin e ka Saliu!

Te dashur miq, keto dy dite, ne mediat sociale dhe jo vetem te majta ka shperthyer nje histeri kolektive kunder nje vajze 20 vjeçare, qe me guxim te madh nxori cullak para publikut kreun siçilist te Bashkise se Dibres, Xhelili, i cili shiste vendet e punes kundrejt seksit. Ne kete fushate, Rama me Fugen nga njera ane, ka ndersyer ultesisht mediat e kontrolluara prej tij per te demonizuar vajzen e guximshme dibrane, nga ana tjeter, njelloj si ne rastin e Riformatos, perpiqen ta paraqesin si nje kurth te organizuar nga armiku madje duke permendur pashmangshmerisht dhe emrin tim. Te gjitha ketyre po ju pergjigjem me nje mesazh qe sapo me erdhi nga qytetari dixhital. “Pershendetje doktor. Ajo vajza ka rastis fatkeqe se po ti kishte ndodhur kjo histori me Ramen, ai do te ja bente burrin minister, me respekt F.N”.