Merret në mbrojtje 20-vjeçarja që filmoi Shukri Xhelili

587
Sigal

Policia e Dibrës ka marrë në mbrojtje shtetasen A.A, e cila denoncoi krybashkiakun Shukri Xhelili përmes një filmimi ku i kërkonte favore seksuale në shkëmbim të një vendi pune. Burime nga policia thanë se banesa e vajzës 20-vjeçare ruhet 24 orë nga forcat e policisë. Shukri Xhelili u shkarkua nga detyra e krybashkiakut të Peshkopisë për shkak të publikimit të një video-skandali seksual. Në dëshminë e dhënë në polici ai tha se e njihte vajzën pasi punonte në Bashki, por tha se video ishte një kurth.