Drejtuesi politik i PD në qarkun e Dibrës ,Xhelal Mziu në një postim në rrjetin e tij social ka denoncuar një skandal në fshatin Karicë të rrethit Mat ,ku transformatori i energjisë elektrike është zhvendosur nga objekti ekzistues tashmë I shkatërruar, në një grumbull dheu në mes të parcelës, duke mos zbatuar asnjë kriter teknik e ligjor.
Sipas tij ,PD do ta ulte çmimin e energjisë 7 lekë për një kwh ndërsa sot familjarët paguajnë 2 herë më shumë po dhe bizneset 3 herë më shumë.
Postimi i plotë:
Vazhdon seriali i çudirave të OSHEE në qarkun Dibër!
Në fshatin Karicë të rrethit Mat, transformatori i energjisë elektrike zhvendoset nga objekti ekzistues tashmë I shkatërruar, në një grumbull dheu në mes të parcelës, duke mos zbatuar asnjë kriter teknik e ligjor.
Kjo është rilindja që “duam”…
PD, do ta ulte çmimin e energjisë 7 lekë për një kwh,
Sot familjarët paguajnë 2 herë më shumë.
Bizneset 3 herë më shumë.