Xhelal Mziu: Ura e rilindjes bie “dëshmorë”

160
Sigal

Kjo është ura e Çikut (Çajkut) mbi lumin Murra që lidhet njësia administrative Selishtë me Muhurrin! Kjo rrugë është një aks i rëndësishëm që lidh dhe Dibrën me Matin në distancën më të shkurtër të saj!

Por kjo urë tashmë është prishur dhe është bërë e pakalueshme duke lënë me mijëra qytetarë të Selishtes pa lidhje me Dibrën! Në 10 vite Qeveria e Rilindjes asnjë investim nuk ka bërë në këtë njësi administrative!

Nuk është asfaltuar rruga kryesore dhe asnjë aks rruge tjetër, nuk është ndërtuar ura e asnjë investim publik tjetër, nuk ka energji elektrike shumicën e kohës!

Është mbyllur shkolla e mesme dhe shumica e shkollave 9-vjeçare, asnjë subvencionim për bujqësi e blegtori. Kjo qeveri duhet larguar një orë e më parë, ka “ngelur” në pushtet me vota të vjedhura për shkak të korrupsionit!