Drejtuesi i PD, qarku Dibër dhe deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka mbledhur stukturat drejtuese të PD në Dibër dhe së fundmi edhe degën 13-Kashar. Mziu shprehet se Shqipëria nuk mund të qeveriset me 83 mandate të marra me vota të blera, presion dhe korrupsion.Ndaj qytetarët qëndrestarë do të jenë sot në 10 shkurt para Kryeministrisë në protëstë masive për dinjitet, demokraci dhe ndryshim.
Mziu: Në mbledhje me strukturën drejtuese të PD – Dega 13, Kashar, jemi të qartë dhe të vendosur: situata e vendit është kritike dhe kjo qeveri ka humbur çdo legjitimitet moral e politik.
10 shkurt ora 17:00 para kryeministrisë.Shqipëria nuk mund të qeveriset me 83 mandate të marra me vota të blera, presion dhe korrupsion.
Shqipëria ka nevojë për ligj, që funksionon, drejtësi reale dhe votë të lirë.
Angazhim maksimal për pjesëmarrje masive. Kjo nuk është thjesht protestë, por është thirrje për dinjitet, demokraci dhe ndryshim. Qeveri teknike për të garantuar votën e lirë dhe zgjedhje të ndershme. Ne do të fitojmë. Shqipëria do të fitojë.Koha e frikës ka mbaruar. Koha e qytetarëve ka ardhur.


















