Xhelal Mziu: Rilindja kthen në gërmadha 12 pallatet e Valiasit të Vjetër

393
Ish Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu  ka reaguar në lidhje me prishjen e pallateve në zonën e Valiasit të Vjetër në qytetin e Kamzës .
Mziu shprehet se qytetarët e kësaj zone janë në panik, nuk e përballojnë dot qeranë më të madhe se pagesa, koston e transportit, humbjen e vendit të punës, e shumë probleme të tjera extra e të paimagjinueshme për secilin prej tyre.
Ja reagimi i plotë i Xhelal Mziut: 
Rilindja kthen në gërmadha 12 pallatet e Valiasit të Vjetër në qytetin e Kamzës ?!!
Nga një qendër e rëndësishme, ajo tashmë është kthyer në “Kabul”…?!!
Arsyea e prishjes nga tërmeti i një viti më parë, por kjo është një gënjeshtër #Klloçke6%, do të hetohet për këtë…?!!
Nuk ka një projekt të miratuar e afishuar në zonën e shkatërruar, veç gërmadhës ?!!
Nëse pallatet ishin të dëmtuara pse u lejuan një vit brenda pallateve, apo u prishën në mënyrë korruptive, do të jepni llogari ?!!
A ka një marveshje personale midis çdo familje dhe shtetit, po ato që janë të palegalizuara, apo familjet me shumë kurorë dhe pjesëtarë familje ?!!
A ka një afat kohor për ndërtimin e tyre ?!!
A ka një plan infrastrukture urbane publike, sociale, arsimore, shëndetësore, sportive, rekreative, etj ?!!
Qytetarët e kësaj zone janë në panik, nuk e përballojnë dot qeranë më të madhe se pagesa, koston e transportit, humbjen e vendit të punës, e shumë probleme të tjera extra e të paimagjinueshme për secilin prej tyre ?!!
Data 25 Prill është në pragë, ditë e cila do ti rikthej çdo valizaku, kamzaliu dhe shqiptari punësimin, rritjen e pagës, pensionit e mirëqenies ekonomike dhe integrimin përfundimtar Evropian.
Sigal