Luçiano Boçi: Gënjeshtra me kartat e studentëve

343
Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka publikuar mashtrimin e radhës të qeverisë, për sa i përket kartave të studentit dhe premtimet e qeverisë për Paktin me Universitetin. Luçiano Boçi: Ramë vazhdon turin e tij të mashtrimeve me studentët nga Korça, duke i tundur para syve paktin-indulgjencë e duke i hedhur si “kockë” persekucionin akademik, që “prokurorët” e tij politikë, do bëjnë me pedagogët. Ndërkohë kërkesat e studentëve mbeten në ajër. Tarifat, gjoja të përgjysmuara të Bachelorit që i jepen studentëve me dorën e djathtë, u rrëmbehen në shuma akoma të mëdha me dorën e majtë, me tarifë tjetër, atë të krediteve që me demek u anulua. Rasti në foto e tregon. Studenti në foto, është i detyruar dhe ka paguar 4 mijë lekë për çdo kredit. Për 35 kredite ka paguar 140 mijë lekë. Nga tarifa prej 250 mijë lekësh e Bachelorit ka përfituar gjoja 125 mijë lekë. Në fund të ditës ai dhe familja e tij kanë paguar në total 15 mijë lekë më shumë. Zhvatje epike në mes të ditës, e shitur, akoma më keq, si falje. Kësaj i thonë: Edhe hajdut me çizme, edhe mashtrues me çizme!