Drejtuesi politik i PD në qarkun e Dibrës ,Xhelal , në një postim në rrjetin e tij social është shprehur se ka përmbyllur me entuziazëm fushatën elektorale në Maqellarë, duke theksuar mbështetjen e fortë që Partia Demokratike ka marrë në zonë.
“PD 4 – 1 PS”, shkruan Mziu, duke theksuar se katër deputetë do të jenë Dibranë dhe vetëm një përfaqësues nga PS, një mallakastriot i imponuar nga qeveria.
Ai shprehu mirënjohjen për qytetarët e Maqellarës për energjinë, besimin dhe vendosmërinë për të sjellë ndryshimin.
Sipas tij, më 11 maj, Dibra dhe e gjithë Shqipëria do të zgjedhin shpresën, përgjegjësinë dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë.
“Voto Nr. 1 – Voto PD”, përfundon ai.
Postimi i plotë;
MAQELLARA MBYLL ME ENTUZIAZMË FUSHATËN ELEKTORALE!
PD 4 – 1 PS
4 Dibranë (PD)- 1 Mallakastriot (PS)
Zgjedhjet e 11 Majit po afrojnë dhe Maqellara u tregua gati për fitore!
Me energji, motivim dhe besim të palëkundur, Maqellara dha një mesazh të fortë:
JEMI BASTIONI I PARTISË DEMOKRATIKE!
Tapeti blu u shtrua me nder për liderin historik të PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha, duke treguar simbolikën e fitores që po vjen!
Maqellara, Dibra dhe gjithë Shqipëria janë gati të thonë me zë të lartë:
JO RILINDJES!
PSE PD? Sepse PD është shpresa jonë!
Për Maqellarën
Për Dibrën
Për Shqipërinë
Ne do ta rikthejmë vendin:Në shinat e demokracisë
Me një qeverisje të përgjegjshme
Me shpresë për të rinjtë
Me dinjitet për çdo qytetar
VOTO NDRYSHIMIN!
VOTO NR.1
VOTO PD – ASHM