Erion Veliaj: Tirana do të jetë qyteti Europian për Sportin për vitin 2023

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj ka ndarë me të gjithë sportdashësit në sheshin Skëndërbej një lajm mjaft të mirë. Tirana do të jetë qyteti Europian i Sportit për vitin 2023, ndërsa ka shtuar se sporti në fakt është edhe ekonomi pasi janë të shumta aktivitetet, që zhvillohen dhe të gjithë mundësitë që i jep një qytet. “E kemi nisur punën në Tiranë me shumë sfida dhe disa prej tyre krejt të panevojshme. E nisim me stadiumin, të cilin me insistimin e Kryeministrit kemi një ndër stadiumet më të bukura në Europë. Bëmë një betejë të jashtëzakoshme për parkun olimpik. Të gjitha pengesat i kaluam dhe kemi parkun olimpik në të cilin kemi nxjerrë edhe kampionë në Europë, që na bëjnë krenar dhe jam krenar për punën që është bërë aty,”- tha Veliaj. Ndërsa deklaroi se ka pasur nevojë sporti për një reformë të tillë. Jam i lumtur që kemi mes nesh një super skuadër të Special Olimpics, pasi sporti duhet t’i përfshijë të gjithë pavarësisht mundësive. “Sot shumica e sporteve janë në nivelet më të larta për një vend të vogël, që kemi nxjerrë edhe kampionë në të gjithë Europën. Më vjen mirë që kemi edhe Kryeministrin sportiest, por kemi edhe një ekip të dedikuar për sportin që Ministria punon me gjithë fuqinë e tyre dhe vullnetin e jashtëzakonshëm. I kemi dhënë mundësinë që fëmijët të mos rrinë rrugëve, por janë të angazhuar në sporte. Këtë vit jemi kryeqyteti Europian i rinisë dhe kemi edhe 2 muaj kohë për të cilat po punojmë. Por sot për komunitetin e sportit më vjen mirë të them se jemi i informuar që Tirana do të jetë qyteti Europian për Sportin për vitin 2023.

Sigal